Mos e hidhni lëvoren e shalqirit!

Shëndetësia

Mos e hidhni lëvoren e shalqirit!

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Derisa ne kënaqemi me ëmbëlsinë e shalqirit, në rastet më të shpeshta kjo ëmbëlsi ndalon te lëvorja e tij. Mirëpo, këtu edhe gabojmë, sepse nuk përdorim të gjitha vetitë shëruese të saj, të kësaj perime të lëngshme.

Në fakt, në këtë pjesë të shalqirit ka shumë vitamina B dhe C, kështu që këto materie, në vend se t'i konsumojmë në organizmin tonë, i hedhin në mbeturina.

Pos këtyre vitaminave, në bazë të disa hulumtimeve shkencore, lëvoret e shalqirit posedojnë një sasi të madhe të citrulinës, aminoacid që është shumë i shëndetshëm.

Citrulina transformohet në argjininë, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat