Po, konsumimi i tepërt i alkoolit shfaq efekte anësore në pjellorinë e burrave

Shëndetësia

Po, konsumimi i tepërt i alkoolit shfaq efekte anësore në pjellorinë e burrave

Më: 24 prill 2021 Në ora: 06:33
Ilustrim

Studimet e shumta kanë bërë të ditur për efektet anësore që shkakton alkooli përgjatë shtatzënisë.Por, çfarë thonë studiuesit për ndikimin e alkoolit në pjellorinë e burrave?

Alkooli, në sasi të moderuara, mund të ndikojë në shëndetin tuaj shkruan Healthline.

Ai mund të ndikojë në pjellori duke ndryshuar numrin, madhësinë, formën dhe lëvizshmërinë e spermatozoidëve.

Kështu, konsumimi i tepërt i alkoolit rezulton në:

-ulje të niveleve të testosteronit, hormonit stimulus të gjëndrave dhe hormonit luteinizues, ngritjen e niveleve të estrogjenit i cili zvogëlon prodhimin e spermës;

-lirimi i gonadotropinës i cili ndikon në prodhimin e spermës;

-ndryshim në numrin, madhësinë, formën dhe lëvizjen e spermatozoidëve;

Për më tepër, studimet e fundit kanë bërë të ditur se ekspozimi ndaj alkoolit në zhvillimin e hershëm dhe të vonshëm mund të rezultojë në ndryshime të ADN-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat