Studimi ‘Long Hauler’, Covid-19 mund të vrasë disa muaj pas infektimit

Shëndetësia

Studimi ‘Long Hauler’, Covid-19 mund të vrasë disa muaj pas infektimit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:47
Foto ilustruese

Një nga studimet më të mëdha të “Long Hauler” për Covid-19 ka provuar atë që shumë mjekë dyshonin. Jo vetëm që shumë pacientë vuajnë nga një sërë problemesh shëndetësore gjashtë muaj pas infektimit, ata gjithashtu janë në rrezik, ndjeshëm më të madh ndaj vdekjes.

Të mbijetuarit kishin një rrezik 59% të rritur të vdekjes brenda gjashtë muajve pasi kishin kontraktuar virusin SARS-CoV-2, raportuan studiuesit të enjten e 22 prillit në revistën “Nature”. Vdekshmëria përkthehet në rreth 8 vdekje shtesë për 1 mijë pacientë, duke përkeqësuar numrin e fshehur të pandemisë.

“Kur jemi duke parë fazën akute, ne vetëm po shikojmë majën e ajsbergut”, tha Ziyad Al-Aly, shefi i shërbimit të kërkimit dhe zhvillimit në Qendrën Mjekësore St. Louis VA në Misuri, i cili drejtoi studimin. “Ne kemi filluar të shohim paksa nën ajsberg dhe është vërtet alarmante”.

Al-Aly dhe kolegët e tij dokumentuan kaskadën e efekteve dobësuese që mundojnë të mbijetuarit muaj pas diagnozës, nga mpiksjet e gjakut, goditja në tru, diabeti dhe vështirësitë e frymëmarrjes deri te dëmtimi i zemrës, mëlçisë dhe veshkave, depresioni, ankthi dhe humbja e kujtesës. Ata gjithashtu zbuluan se rreziku i ndërlikimeve ishte shumë më i lartë sesa me gripin.

Globalisht, më shumë se 143 milionë njerëz janë testuar pozitiv për Covid-19, dhe më shumë se 3 milionë kanë vdekur nga sëmundja. Disa studime tregojnë se rreth 10% e pacientëve mund të bëhen të ashtuquajtur “Long Hauler”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat