Studim: Rreziku që të infektoheni me COVID-19 duke prekur sipërfaqet është fare i vogël

Shëndetësia

Studim: Rreziku që të infektoheni me COVID-19 duke prekur sipërfaqet është fare i vogël

Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Kur COVID-19 ishte në fillimet e saj në pranverë të vitit të kaluar, shumë ekspertë paralajmëruan për rrezikun që paraqitet nga prekja e sipërfaqeve të ndryshme.

Studimet e bëra treguan se virusi mund të mbijetojë për disa ditë në çelik, plastik ose inoks. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këshilluan që nëse dikush prek një nga këto sipërfaqe të ndotura dhe më pas prek sytë, hundën ose gojën ata mund të infektohen, raporton New York Times.

Mirëpo epoka e “pastrimit të thellë” mund të ketë ardhur në fund jozyrtar këtë javë, kur Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i përvetësoi udhëzimet e saj të pastrimit të sipërfaqeve dhe tregoi se rreziku për infektim të virusit nga prekja e sipërfaqeve të ndotura është më pak se 1 në 10 mijë raste.

Drejtori i QKPS Dr.Rochelle Walenksy nuk e mohoi faktin që njerëzit mund të preken nga virusi përmes kontaktit me sipërfaqe por rreziku është me të vërtet i ulët.

“Njerëzit mund të preken nga virusi që shkakton COVID-19 përmes kontaktin me sipërfaqe dhe objekte të ndotura” është shprehur Walenksy në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të hënën.

“Sidoqoftë, provat kanë demonstruar se rreziku nga kjo rrugë e infektimit të transmetimit është në të vërtetë i ulët”.

Për momentin janë 134 milionë raste dhe 2.9 milionë vdekje në botë si pasojë e koronavirusit, kurse në Kosovë shifra e përgjithshme e rasteve ka arritur në 95 mijë e 886  ndërsa të vdekur janë 1 mijë e 968.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat