Zakone të përditshme që padashje mund t’ju shkaktojnë infeksione urinare

Shëndetësia

Zakone të përditshme që padashje mund t’ju shkaktojnë infeksione urinare

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Dehidratimi Kur pi pak, urinon më pak dhe kjo mund të shkaktojë më shumë infeksione të traktit urinar. 

Mbajtja e urinës Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeskione.

 Fshirja në drejtimin pas-para Letra higjienike mund t’i shtyjë bakteret drejt uretrës, ndaj sigurohuni që gjithnjë të fshiheni në drejtimin para-pas.

 Banjat me shkumë Duke qenë se disa produkte për banjat përmbajnë përbërës sintetikë, ata mund të shaktojnë irritime të uretrës që mund të zhvillojnë më pas infeksione. 

Konsumimi i tepruar i kafes, lëngjeve të frutave dhe alkoolit Sa më e errët pija, aq më të shumta janë gjasat që të funksionojë si diuretik, duke ju bërë që të urinoni më shumë. Alkooli mund të iritojë fshikëzën, po ashtu edhe lëngjet e frutave me tepricë. 

Veshja e rrobave të lagura Rrobat e banjës dhe ato të stërvitjes ofrojnë ambientin perfekt me lagështirë për të cilin infeksionet kanë nevojë që të zhvillohen.

 Përdorimi i lodrave të seksit të palara Bakteret mund të kalojnë fare lehtë nga klitori tek uretra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat