Simptomat e kancerit të mushkërive: Shenjat më të zakonshme paralajmëruese të një tumori

Shëndetësia

Simptomat e kancerit të mushkërive: Shenjat më të zakonshme paralajmëruese të një tumori

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Simptomat e kancerit të mushkërive kanë tendencë që të zhvillohen mjaft vonë, që do të thotë se mund të jetë e vështirë të dihet nëse ekziston rreziku i sëmundjes.

Por ka disa shenja kryesore për të parë të cilat mund të tregojnë se keni një tumor në mushkëri. Këtu janë 12 simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive që nuk duhet të injoroni kurrë.

Kanceri i mushkërive është një nga kanceret më të zakonshëm që diagnostikohet në Britani të Madhe, por shumë pacientë diagnostifikohen me sëmundjen vetëm kur gjendja e tyre është në fazë të rëndë.

Shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer janë më të vjetër se 40 vjeç, me pothuajse gjysmën e atyre mbi 75 vjeç.

Shkaku më i zakonshëm i kancerit të mushkërive është pirja e duhanit. Më shumë se 70 për qind e të gjitha rasteve janë të lidhura me pirjen e duhanit.

Disa nga shenjat e kancerit të mushkërive mund të ngatërrohen lehtësisht me diçka më pak serioze.

Një kollë që nuk largohet është simptoma më e zakonshme e kancerit të mushkërive. Gjithashtu mund të përjetoni mund të zhvilloni gulçim, fishkëllimë ose ngjirje të zërit.

Simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive janë:

Kolla që nuk kalon

Dhimbje gjoksi, që mund t’i ndjeni kur merrni frymë

Gjak në mukus, që e nxerrni kur kolliteni

Fishkëllima në veshë

Humbje e shpejtë e peshës

Lodhje

Ngjirja e zërit

Vështirësi në gëlltitje

Enjtje në nyjet limfatike të qafes

Dhimbje kokë

Dhimbje eshtrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat