Si mund të dalloni peshën e ulët të lindjes nga termi ‘foshnje e parakohshme’ sipas ekspertëve mjekësor

Shëndetësia

Si mund të dalloni peshën e ulët të lindjes nga termi ‘foshnje e parakohshme’ sipas ekspertëve mjekësor

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:00
Ilustrim

Një foshnjë që lind para 37 javësh të shtatëzanisë ose më parë cilësohet si një fëmijë i parakohshëm. Me fjalë të tjera, foshnjat e parakohshme nuk qëndrojnë për tërë kohëzgjatjen e shtatzënisë brenda barkut të nënës së tyre, shkruan FirstCryParenting.

Ndërsa, peshë e ulët e foshnjës ndodhë kur ai/ajo ka lindur midis 37 dhe 42 javë të shtatëzanisë dhe peshon rreth 2.5 kg ose më pak. Pra mund të bën rrugëtimin e plotë nëntë mujor, mirëpo për shkaqe të caktuara lind me peshë të ulët.

Këtu janë disa prej shkaqeve të zakonshme të peshës së ulët të lindjes tek foshnjat:

– Shtatëzanitë e shumëfishta

Në rast se një nënë mbart më shumë se një fëmijë, ka shanse që foshnjat të lindin me peshë të ulët lindjeje.

Kjo ndodh sepse ushqimi është i ndarë, mitra është shtrirë dhe foshnjat bëjnë presion shtesë në mitrën e nënës.

– Lindja e parakohshme

Nëse një fëmijë ka lindur para përfundimit të 37 javëve të shtatzënisë, ajo cilësohet si lindje e parakohshme.

Foshnjat e parakohshme janë zakonisht me peshë të ulët të lindjes gjithashtu.

– Problemet në placentë

Problemet që lidhen me placentën gjatë shtatëzanisë, siç janë placenta previa ose preeklampsia, mund të pengojnë furnizimin e ushqimit dhe rrjedhjen e gjakut në fetus.

– Nëse nëna ka hipertension

Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojnë komplikime gjatë shtatëzanisë që mund të jenë fatale për fetusin.

Mund të ndikojë në rrjedhën e gjakut dhe thithjen e ushqyesve jetikë nga fetusi, duke çuar në lindjen e fëmijës me peshë të ulët të lindjes.

– Çdo lloj abuzimi me substanca nga nëna

Nëse nëna ka marrë ilaçe të kufizuara, alkool ose ka pirë duhan gjatë shtatëzanisë, mund të çojë në furnizimin e ndërprerë të oksigjenit tek fetusi dhe mund të rezultojë në një foshnjë me peshë të ulët të lindjes.

– Infeksionet

Është shumë e zakonshme që një grua shtatzënë të preket nga lloje të ndryshme të infeksioneve gjatë shtatëzanisë dhe ilaçet që mund të përdoren për të trajtuar këto infeksione mund të ndikojnë negativisht në rritjen e fetusit, gjë që mund të çojë në peshë të ulët të lindjes tek fëmija i saj.

– Diabeti

Nëse një nënë ka diabet, shanset për lindjen e një fëmije më të madh se zakonisht janë më shumë.

Sidoqoftë, në disa raste fëmija mund të lindë me peshë të ulët lindjeje.

– Anomalitë e qafës së mitrës

Nëse një nënë ka probleme në qafën e mitrës, mund të çojë në lindje të parakohshme dhe kështu mund të çojë në lindjen e një fëmije me peshë të ulët lindjeje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat