Këshilla për femrat: Lidhja në mes të periodave dhe gripit

Shëndetësia

Këshilla për femrat: Lidhja në mes të periodave dhe gripit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:30
Foto Ilustrim

Kur sëmuremi, presim që ajo gjendje të ndikojë tek gjumi, tek frymëmarrja apo tek temperatura, por çfarë nuk mendojmë janë periodat. Ç’lidhje ka gripi me to? 

Në fakt, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që flet për një lidhje mes të dyjave, por në përgjithësi cikli menstrual është shumë i ndjeshëm ndaj gjendjes trupore.

Nëse virusi ndikon tek sistemi i frymëmarrjes, atëherë në mënyrë të zhdrejtë ndikon edhe tek periodat. Gjithsesi, shanset që gripi të ndikojë tek periodat janë vetëm përmes simptomave, si përshembull gjumi i keq. Nëse ti nuk fle apo ushqehesh siç duhet, cikli menstrual mund të pësojë çrregullime.

Gjëndja gripale i çon trupit sinjale për t’i treguar se në atë moment nuk është i aftë për t’u riprodhuar. Mungesa e fuqive apo stresi mund të ndikojë gjithashtu në vonesën e ciklit.

Gripi thjesht i bën ditët e periodave më keq se zakonisht! Do të ndiheni më të dehidratuar, që s’është aspak gjë e mirë kryesisht gjatë periodave, prandaj pini shumë ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat