Zbulohen pesë gjenet e lidhura me format e rënda

Shëndetësia

Zbulohen pesë gjenet e lidhura me format e rënda

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Ilustrim

ADN-ja jonë mund të bëhet një ‘busull’ për të na treguar mënyrën e trajtimit të pacientëve më seriozë me Covid-19.

Kjo demonstrohet nga zbulimi i pesë gjeneve të shoqëruara me manifestimet më të rënda klinike të sëmundjes: ato quhen IFNAR2, TYK2, OAS1, DPP9 dhe CCR2 dhe përfshihen në dy procese kryesore, përkatësisht përgjigjen imune të lindur kundër viruseve dhe inflamacionit të mushkërive.

Ato u gjetën në sajë të analizës së ADN-së të 2 700 pacientëve të pranuar në kujdes intensiv, të cilët përfunduan nën lentet e studiuesve nga Universiteti i Edimburgut si pjesë e një bashkëpunimi të madh ndërkombëtar.

Studimi, i botuar në revistën ”Nature”, tregon se disa prej këtyre gjeneve mund të bëhen shënjestra të ilaçeve tashmë të disponueshëm, duke dhënë kështu indikacione të vlefshme për provat e reja klinike të synuara.

“Ne mund të provojmë vetëm disa ilaçe në të njëjtën kohë, kështu që të bësh zgjedhjet e duhura do të thotë të shpëtosh mijëra jetë”, thotë koordinatori i studimit Kenneth Baillie.

“Dëmtimi i mushkërive në Covid-19 shkaktohet gjithashtu nga sistemi ynë imunitar, në vend se nga vetë virusi. Rezultatet tona ofrojnë një hartë të kompleksitetit të sinjaleve imune duke na treguar rrugën drejt caqeve terapeutike”, theksoi ai.

Studimi u krye duke ekzaminuar gjenomin e mijëra pacientëve me  Covid-19.

Dallimet kryesore janë identifikuar në pesë gjene që pjesërisht do të shpjegonin pse disa individë sëmuren rëndë, ndërsa të tjerët nuk kanë asnjë simptomë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat