Çfarë ndodh nëse hani dy banane në ditë?

Shëndetësia

Çfarë ndodh nëse hani dy banane në ditë?

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Ekspertët thonë se konsumi i dy bananeve në ditë do të furnizojë trupin me 900 mg kalium, që i bën mirë zemrës dhe mirëmban tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme.

Sipas tyre, balancat mes kripës dhe kaliumit janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut.

Nivelet e larta të vitaminës C që përfitoni nga ngrënia e dy bananeve në ditë, do të fuqizojnë sistemin imunitar dhe minimizojnë rrezikun e sëmundjeve.

Banania është një frut shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve.

Sipas agroweb.org, bananet përmbajnë fibër por edhe sheqer. Pavarësisht nivelit të lartë të këtij të fundit, fibra do të balancojë përthithjen e tij në organizëm.

Ekspertët thonë se ngrënia e dy bananeve në ditë është një mënyrë shumë e mirë për tu kujdesur për zemrën.

Megjithatë, kjo sasi nuk është e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ka njerëz që shqetësohen se duke ngrënë shumë banane mund ta teprojnë në dëm të shëndetit, sidomos në aspektin e kaliumit.

Megjithatë, duhet të dini që për të arritur nivelet e rrezikshme të kaliumit, ekspertët thonë se duhet të hani 400 banane në ditë dhe kjo është krejt e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat