Shkaqet e hipertensionit? Ja si diagnostikohet dhe trajtohet

Shëndetësia

Shkaqet e hipertensionit? Ja si diagnostikohet dhe trajtohet

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:51
Foto Ilustrim

Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut dhe është një sëmundje shumë e përhapur në popullatën e rritur. Jo rrallë herë hipertensioni është quajtur “sëmundje e fshehtë”, për faktin se sëmundja është e pranishme, por pacienti nuk është në dijeni, sepse nuk shfaq simptoma. Por, si me apo pa simptoma, tensioni e dëmton njësoj trupin e njeriut dhe prania e tij mund të jetë shkaktarë në të ardhmen, për sëmundjen e zemrës, enëve të gjakut, veshkave, syve, trurit. Prandaj dhe kjo sëmundje këshillohet të vlerësohet dhe trajtohet me seriozitet.

Shkaktarët e hipertensionit

Thuhet se në pjesën më të madhe të rasteve shkak i hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor, që shfaqet me kalimin e moshës. Kjo e bën hipertensionin, sidomos në stade të avancuara, një sëmundje të trajtueshme që shpesh kërkon mjekim të vazhdueshëm. Pra, nuk kemi të bëjmë me një sëmundje të shërueshme, p.sh një infeksion i cili mund të trajtohet mjaft lehtë me antibiotikë. Sakaq, ekzistojnë dhe faktorë apo gjendje të ndryshme që rrisin mundësinë e shfaqjes së hipertensionit dhe vështirësojnë trajtimin e tij. Nga të cilat mund të përmendim:

Mbipesha apo obeziteti.

Konsumimi i ushqimeve me shumë kripë.

Konsumimi i rregullt i alkoolit.

Mosha.

Trashëgimia.

Sëmundjet kronike të veshkave.

Stresi.

Apnea e gjumit.

Shenjat klinike të hipertensionit

Siç e përmendëm më sipër, hipertensioni mund të jetë i pranishëm, por ne nuk arrijmë ta kuptojmë praninë e tij. Kjo është një nga karakteristikat më të rrezikshme të kësaj sëmundje, pasi shumë persona mund ta neglizhojnë. Mënyra e vetme për të mësuar nëse kemi apo jo hipertension, është nëpërmjet kontrolleve të rregullta mjekësore. Ndërkohë disa persona mund të përjetojnë simptoma të tipit: dhimbje koke, veçanërisht në pjesën e pasme të kokës dhe marramendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat