Obama dhe Romney – në ditën e fundit të fushatës

Kërko punë

Obama dhe Romney – në ditën e fundit të fushatës

Më: 5 nëntor 2012 Në ora: 08:46

Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara hyn sot në ditën e fundit. Presidenti Barack Obama dhe sfiduesi i tij republikan, Mitt Romney, janë mbërthyer në garë të ngushtë.

Të dielën në Nju Hempshir, Obama ka thënë se do të punojë shumë për të sjellë ndryshime reale.

Romney u ka thënë votuesve në Ohajo se Obama ka arritur pak gjatë mandatit të parë si president dhe se nuk meriton një tjetër.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është kandidati që siguron numrin më të madh të votave popullore, por ai që kap të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor. Çdo shtet ka një pjesë të votave zgjedhore, bazuar në madhësinë e tij.

Amerikanët votojnë nesër në zgjedhjet presidenciale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat