SHBA: Dy kandidatët presidencialë vazhdojnë fushatën

Kërko punë

SHBA: Dy kandidatët presidencialë vazhdojnë fushatën

Më: 25 tetor 2012 Në ora: 01:00

Presidenti Barack Obama filloi një fushatë dy-ditore në të ashtuquajtura shtete të lëkundura, si Ajova ndërsa ai dhe sfiduesi republikan Mitt Romney hynë në fazën finale të zgjedhjeve presidenciale.
Zoti Obama tha gjatë një tubimi në Davenport të Ajovës sot se kundërshtari i tij po përhapte atë që ai e quajti sëmundja “Romnezia” – një lojë mes fjalëve Romney dhe amnezisë apo humbja e kujtesës – në mënyrë që njerëzit në mbarë vendit të moj e dallojnë se kandidati republikan ka ndryshuar pozicion në çështje madhore.
Presidenti tha gjithashtu se do të vazhdojë me politikat e tij që po e nxjerrin vendin nga kriza ekonomike.
Zoti Obama do të shkojë në Nevada, Kolorado, Florida, Virxhinia, Ohajo dhe Illinois ku tha se do të marrë pjesë në votimet e hershme. Ai do të ndalojë gjithashtu në Los Angeles për të marrë pjesë në shfaqjen televizive "The Tonight Show with Jay Leno." Zoti Romney do të zhvillojë tubime në Nevada dhe Ajova para se të shkojë në shtetin e rëndësishëm të Ohajos, ku do të bëjë fushatë nesër.
Me anketat e opinionit që tregojnë se të dy kandidatët janë pothuajse barabarë, zoti Obama dhe zoti Romney po bëjnë përpjekjet e fundit për të tërhequr votuesit e pavendosur.
Shtetet që të dy kandidatët po vizitojnë mund të jenë thelbësore në përcaktimin e fituesit të 270 votave elektorale të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Vizita e zotit Romney në Ohajo thekson faktin historik se asnjë republikan nuk ka fituar Shtëpinë e Bardhë pa fituar këtë shtet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat