SHBA zgjedhjet 2012

Debati presidencial: analistėt i japin pikė Romnit

Bota Sot | 04.10.2012 08:42
Debati presidencial: analistėt i japin pikė Romnit

Hulumtimet e opinionit tė bėra pas debatit tė parė presidencial nė Shtetet e Bashkuara, tregojnė se kandidati republikan pėr president, Mitt Romney, ėshtė paraqitur mė mirė se sa presidenti Barack Obama.

Nė debatin e parė presidencial, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Barak Obama, tha se Amerika ėshtė mė mirė, kur shtresa e mesme ėshtė nė gjendje mė tė mirė.

Zoti Obama hapi debatin e parė tė fushatės presidenciale me rivalin e tij republikan Mit Romni duke thėnė se ekonomia e rėnduar amerikane qė ai trashėgoi katėr vjet mė parė po mėkėmbet. Por ai tha gjithashtu se mbetet ende shumė punė pėr t’u bėrė. Zoti Obama tha se investimi nė arsim dhe trajnimi, si dhe shkurtimi i taksave janė rruga mė e mirė qė duhet ndjekur.

Debati i mbrėmshėm nė Universitetin e Kolorados ėshtė i parė ndėr tri debaret qė janė caktuar deri ditėn e zgjedhjeve. Debati i mbrėmshėm u pėrqendrua kryesisht nė ekonominė amerikane, kujdesin shėndetėsor dhe rolin e qeverisė nė jetėn e pėrditėshme tė amerikanėve.

Shumė analistė mendojnė se zoti Romni u paraqit mė mirė se rivali i tij Obama, i cili ishte kryesisht nė pozita mbrojtėse. Tė njėjtėn gjė tregojnė edhe disa anketa tė zhvilluara menjėherė pas debatit.

I pyetur pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės, ish guvernatori i shtetit Masaēusets, Mit Romni tha se vendi duhet tė ndjekė njė rrugė tė ndryshme nga e kaluara. Ai tha se planet e tij pėrfshijnė shtimin e prodhimit energjetik, hapjen e mė shumė tregjeve ndėrkombėtare, krijimin e mė shumė programeve tė trajnimit pėr punė, balancimin e buxhetit dhe mbėshtetjen e zhvillmit tė biznesit tė vogėl.

Presidenti Obama tha se do qė tė ulė taksat pėr korporatat dhe tė stimulojė ruajtjen e vendeve tė punės nė Shtetet e Bashkuara nė vend tė transferimit tė tyre jashtė. Zoti Obama tha se ishte dakord me zotin Romni pėr nevojėn e shtimit tė prodhimit energjetik, por ai tha se duhen shqyrtuar edhe variantet e energjisė sė erės, diellit dhe biokarbureve. Ai tha se ėshtė e nevojshme tė bėhen investime pa e rėnduar shtresėn e mesme tė amerikanėve me koston e tyre.

Zoti Obama tha se shkurtimet e tij tė taksave pėr shtresėn e mesme tė amerikanėve u kanė lėnė atyre mė shumė para nė dispozicion. Ai tha se plani i zotit Romni pėr tė shkurtuar taksat me 5 trilionė dollarė do tė realizohej duke kufizur shkurtimet e taksave pėr zėra tė caktuar. Presidenit tha se kjo nuk do ta ulte dificitin dhe pėrsėri do tė rėndonte mbi shtresėn e mesme. Zoti Obama tha se ky nuk ishte konkluzioni i tij, por i ekonomistėve.

Zoti Romni e kundėrshtoi pretendimin e zotit Obama se plani i tij pėrfshin shkurtime taksash prej 5 triliono dollarėsh. Ai tha se nuk do tė shkurtonte taksat pėr amerikanėt me tė ardhura tė larta, por do tė shkurtonte taksat pėr amerikanėt me tė ardhura mesatare. Ai tha se synon tė ulė nivelin e taksimit, ndėrkohė qė do tė ulte edhe shkurtimet nė disa zėra taksash, kėshtu qė qeveria tė kishte fondet qė i duhen.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet tė shkurtojnė taksat pėr kompanitė qė transferojnė vendet e punės jashtė vendit. Ai tha se buxhetet reflektojnė zgjedhjet. Ai tha se shkurtimi i taksave pa kriter nuk do ta ndihmonte rritjen ekonomike. Ai tha se kalimi i disa shėrbimeive nė nivelin shtetėror do tė thotė shkurtime nė programin e kujdesit shėndetėsor, Medicaid qė financohet nga qeveria pėr tė moshuarit dhe tė paaftėt qė tė paguajnė.

Zoti Romni kritikoi planin e Presidentit Obama pėr tė mos shkurtuar taksat pėr kompanitė e naftės, ndėrkohė qė mbėshtet shkurtimin e taksave pėr “energjinė e gjelbėrt”. Ai tha se shkurtimet e taksave pėr kompanitė e energjisė diellore dhe tė erės janė baraz me 50 vjet shkurtime taksash qė kanė gėzuar kompanitė e naftės. Ai tha gjithashtu se do tė donte tė sillte pėrsėri nė Shtetet e Bashkuara ato vende pune qė janė transferuar jashtė vendit. Ai tha se “shtetet janė laboratoret e demokracisė” dhe mund tė kryejnė disa shėrbime mė tė mira pėr qytetarėt.

Zoti Romni tha se shtresa e mesme e amerikane ėshtė mbytur dhe shypur nga taksat e larta. Ai tha se niveli i taksimit duhet tė ulet, si pėr korporatat ashtu edhe pėr individėt.

Presidenti tha e roli kryesor i qeverisė ėshtė tė siguria e popullit. Por ai tha se ajo duhet tė krijojė gjithashtu kushtet qė njerėzit tė pėrparojnė. Ai pėrmendi si shembuj nga e kaluara kontributin e qeverisė pėr ndėrtimin e hekurudhave si dhe kontributin e saj nė institucionet kėrkimore dhe tė arsimit.

Zoti Romni tha se roli i qeverisė ėshtė tė promovojė dhe mbrojė parimet e Kushtetutės dhe tė Deklaratės sė Pavarėsisė. Ai u shpreh se kjo do tė thotė tė mbahet njė ushtri e fortė, tė mbrohet toleranca fetare, tė tregohet kujdes pėr tė moshuarit dhe tė paaftėt dhe tė ruhet liria e indivitit pėr tė ndjekur ėndėrrėn e tij.

Tė pranishmit tė audiencė do tė bėjnė pyetje pėr politikėn e jashtme dhe tė brendėshme gjatė debatit 16 tetorit, i cili do tė zhvillohet nė formėn e njė takimi publik.

Debati i tretė dhe i fundit, qė do tė zhvillohet mė 22 tetor, do tė pėrqendrohet kryesisht nė politikėn e jashtėme.

Debati mes kandidatėve pėr nėnpresident do tė zhvillohet mė 11 tetor.

Komentet

Komente (1) | Kthehu

Paraqitje fenomenale e Mit Romnin.Ketu eshte shpresa dhe dinjiteti i Amerikes.Obama ishte i humbur sikur bokseri ne noukdaun.Fjale boshe pa mbulese,ndersa Romni me fakte e shifra.me parametra she shembuj.Romni le qe e bindi Popullin Amerikan por e bindi edhe vete Obamen qe sillej si studenti para profesorit.E degjonte me vemendje .

Baca Ise @ 04/10/2012 15:40