Dimri i madh në Kosovë, edhe aty ku prodhohet rryma, ngrihet akullit

Reportazhe

Dimri i madh në Kosovë, edhe aty ku prodhohet rryma, ngrihet akullit

Më: 14 shkurt 2012 Në ora: 16:54

Në këto fotografi të agjencisë së njohur botërore Associated Press shihen pamje të Kosovës përkatësisht të Kastriotit (Obiliqit) në mëngjesin e 14 shkurtit. Syri I fotoreporterit profesional të kësaj agjencie botërore ka “kapur’ disa prej sekuencave shumë interesante se si është dukur Kastrioti, përkatësisht Termocentrali A në këtë qytet në mëngjesin e ditës së marte.
Këso ngricash jemi mësuar t’I shohim nga Siberia apo nga Polari Verior I rruzullit tokësor. Por duket ngricat, akullnajat e varura në çati të shtëpive, shtëpi të “veshura” me akuj të lëshuar teposhtë janë pamje të vërteta të Kosovës së këtij dimri të madh në Kosovë.
Këto fotografi janë bërë në afërsi të Termocentralit Kosova A, aty ku prodhohet rryma, aty ku ‘vlon” avulli, aty ku shkrihet xehja në temperatura të larta. Duket se mu në këtë vend ka mbretëruar acari më i madh në Kosovë.
Këto fotografi flasin vetë, nuk kanë nevojë për një koment më të madh!
B.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat