Reportazh/ Vajzat braktisin shkollat për t’u martuar - Bota Sot
Reportazh/ Vajzat braktisin shkollat për t’u martuar

Reportazhe

E enjte, 22 shkurt 2018

Reportazh/ Vajzat braktisin shkollat për t’u martuar

Më: 26 mars 2017 Në ora: 16:05
Fshati Polis Shehu

Polis Shehu ndodhet 25 kilometra nga Librazhdi.

Fshat i varfër më 300 banorë. 

Të miturat po braktisin shkollën dhe martohen… duket si rruga e vetme për t’u larguar nga këtu.

Dy vajza të klasës së gjashtë dhe njëra e klasës së nëntë sapo janë celebruar.

Dy nga ato janë motra. Nëna e tyre ka pak fjalë për të thënë.

Të rriturit nuk e kanë pritur mirë këtë fenomen. Ka prej tyre që thonë se duhet një ligj për të penguar fejesa e martesa të minoreneve.

Por ka dhe nga ato që fajësojnë prindërit e vajzave.

Në të vërtetë, fshati Polis Shehu është një vend që nuk të afron asgjë. Jeta këtu vjen nga ajo pak bujqësi e blektori.

Por për mësuesit, ky është një alarm. Ata janë të irrituar dhe të ardhmen e zonës e shikojnë të zymtë, me njerëz analfabetë dhe të prapambetur.

Shaban Gjyra thotë se njëra nga vajzat ishte një nxënëse shumë e mirë, nuk duhej të ndodhte pikërisht kështu, të largohej nga bankat dhe të martohej.

Për këtë mësues të irrituar, vendime të tilla në zonat e prapambetura të Librazhdit, po i nxit feja.

Por pavarësisht nëse njëra palë mendon zgjidhje te martesa e hershme e fëmijëve, kurse pala tjetër është kundër, këtu mes maleve të Librazhdit jeta duhet të jetë një ferr. 

Edhe përshëndetjet e banorëve nuk duken normale. Kur dikush i huaj shkon në fshatin e tyre, shikojnë si të habitur. Është aq varfëri dhe izolim, saqë askush smund t’u tregojë këtyre njerëzve se si duhet të jetojnë më mirë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test