6 Janari, besimtarët e krishterë dhe ortodoksë festojnë Ditën e Ujit të Bekuar

Religjion

6 Janari, besimtarët e krishterë dhe ortodoksë festojnë Ditën e Ujit të Bekuar

Më: 6 janar 2023 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë, kudo në botë, festojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar, që njihet si dita e bekimit të Zotit. Në Shqipëri si në Korçë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Berat, Elbasan, Durrës dhe në shumë qytete të tjera mbahet ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë nga një klerik.

Sipas Biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre dijetarë panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem, yllin, i cili paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Të tre dijetarët, Melchiorri, Baldassari dhe Gasperi, u nisën nga vende të ndryshme për të parë dhe për t’i ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmijë.

Në lidhje me këtë festë ka lindur shumë kohë më parë, në disa vise të Italisë, edhe legjenda e Befanës. Që atëherë kjo festë, është bërë e rëndësishme dhe e shumëpritur nga fëmijët. Befana përfaqëson një plakë të shëmtuar, e cila tremb fëmijët me pamjen e saj, por në të njëjtën kohë ajo është edhe zemërmirë, sepse i jep atyre dhurata.

Në moshën 30-vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar.

Kjo ditë rifilloi të kremtohej në Shqipëri vetëm pas viteve ’90-të. Për shumë vite gjatë sistemit komunist ajo konsiderohej një festë e ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat