Kujt i duhet shi’izmi në Kosovë?

Religjion

Kujt i duhet shi’izmi në Kosovë?

Nga: Nafi Baxhaku, Boras, Suedi Më: 9 shtator 2022 Në ora: 13:00
Autori Nafi Baxhaku

A duhet të lejojmë që misionarë persianë shi’itë me ndihmën e shërbetorëve të tyre vendor, të na e ndrrojnë islamin tonë sunnit me islamin e tyre shi’itë?

Dikur isha habitur dhe dëshpëruar kur lexoja librin ”istoria arapa” të Filip Hitit (pesë dekada më par literatur të tillë në gjuhën shqipe nuk kishte dhe nuk ishte koha e internetit dhe e teknikës si sot), lidhur me mosmarrëvshjet fetare dhe politike mes myslimanëve (arabëve) të cilat quan deri te lufta mes ushtrisë së hz. Aliut dhe të ushtrisë së Muaviut vitin 657. në Siffin. Nuk mund te besoja që një tragjedi e tillë, në të cilën humben jetën disa dhjeta mija myslimanë (e sipas Abdussamed Nasuf Bushatliq, 25 000 nga ana e hz. Aliut dhe 45 000 në anën e Muavijut, feljton i botuar në Saff 2015-tën), kishte ndodhur me gjeneratën e parë dhe më të lavdëruar të myslimanëve.

Sot dëshpërohem dhe hidhrohëm kur lexoj shkrimet e disa përsonalieteve të cilat mbajnë tituj shkencorë dhe qëndrimet e disa përsonaliteteve shtetërore dhe fetare të disa vendeve islame, sidoms të atyre të Arabisë Saudite dhe të Iranit, dy shtete të fuqishme islame, lidhur me sunnizmin, shi’izmin, vehabizmin, selefizmin, me anë të cilave ideologji, sikurse gjatë historisë, për fatë të keq të popujve myslimanë edhe sot po nxisin ndarje, përcarje dhe po shkaktojnë konflikte dhe luftëra të përgjakshme ndërmyslimane (si p.sh. në Irak, Jemen, Liban, Siri…) të filluara para 14 shekujve! Athua kur do të merr fundë ndarja e myslimanëve, dhe lufta lufta e myslimanëve kundër myslimanëve?Atëherë kur të pushon lufta politike për pushtet, dhe të fillon të ndiqet politika (xhihadi) për bashkim. ”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’ani) e Allahut, e mos u përcani!” (3:103)

Pse Mohatma Gandi, përsonalitet i shek. 20, diturin pa moral e konsidero një nga 7 gjërat më të rrezikshme për njerëzimin?

Kur filluan demonstratat për demokraci, (mars 2011) në Siri, diktatori Bashar El-Asad protestuesit i shpalli terrorist dhë angazhoj ushtrin e cila protestuesve paqësor i’u përgjigj me zjarrë ku pati qinda e mija civil të vrarë, dijetari dr. Jusuf Kardavi përkrahu kërkesat e drejta të popullit sirian dhe pasi dështuan Liga Arabe dhe Organizata Islamike për Bashkëpunim (këta luaj në letër) kërkoj të ndërhynte OKB-ja për ti dhënë fund gjakderdhejs në Siri, njëri prej autoriteve shi’ite Ajetollahu Ahmed Xhennet, në hytben e mbajtur në Teheran, të premten, 24. shkurt 2012, thirrte të gjithë shiitët Arab të kyqen në xhihad për shpëtimin e regjimit të Basharit, duke thën se “është obligim i shi’itëve Arab të shkojnë në Siri dhe të kyqen në xhihad në radhët e regjimit sirian që në pushtet në Siri të mos vijnë armiqtë e Ali-Bejti", shkruente “Bosnjacki.net”.

Shtrohet pytja cili prej këtyre dy personaliteteve kishte të drejtë? Këte është lehtë për të kuptuar. A mundet me qenë në rrugën e Ali Bejtit a.s. një diktator vrasës si Bashar El-Asadi? Dhe, a është e mundur që një popull me shumicë myslimanë me qenë kundër Ali Bejtit a.s.? Këtë, perveq shi’itëve të cilët bëjnë luftë për medh-heb, pushtet e interes, askush tjetër nuk e beson.

Ajetollahët dhe imamët shi’iti kështu i shërbejnë politikës ekspansioniste të Teheranit, dhe përveq ushtarëve të vetë i nxitën edhe shi’itët Arab dhe Hezbullahun në luftë vëllvrasëse me qëllim për të mbrojtur aleatin e tyre Bashar El-Assadin shi’itë dhe për ti vrarë myslimanët sunnitë në Siri. Pra, jo për të mbrojtur islamin dhe popull mysliman në Siri, por për të mbajtur në pushtet diktatorin Bashar me ndihmën e të cilit siguron ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme. Cka ka islame në këtë llojë politike ekspansioniste dhe luftënxitëse të Iranit, i cili së bashku me Rusin e Putinit e penguan revolucionin e popullit sirian?

Në vend të dialogut përdorët gjuha e urrejtjes dhe tekfirizmi

Këtë po e dëshmon retorika (dhe praktika) e liderëve të këtyre dy shteteve islame rivale për ndikim jo vetëm në Lindjen e Mesme. Kështu p.sh. lideri suprem Ajetullah Khamenei, në një mesazh me rastin e Haxhit thotë: ”Urdhëri që ka mbyllur rrugën e Haxhit për besimtarët e devotshëm iranianë, është dhënë nga ata ditëzinj të cilët vazhdimësinë e tyre e shikojnë tek fuqitë shtypëse dhe tek aleanca me regjimin sionist dhe Amerikën…(parstoday.com 2016).

Athua sipas Ajetollah Khamneit regjimi i Basharit, i cili është satelit i Iranit edhe i Rusisë, nuk është regjim shtypës? Dhe, athua ishin “besimtarë të devotshëm iranianë” oficerët dhe ushtarët e Iranit të cilët luftuan kundër popullit myslimanë në Siri? Natyrisht, pasi arabët nuk u dëshmuan nacionalista (panarabistë) të vërtetë as besimtarë myslimanë (panislamistë) të sinqertë dhe nuk arritën për tu bashkuar e për tu bërë një fuqi në rajonin e Lindjes së Mesme e cila do të siguron paqe, siguri, drejtësi, barazi dhe zhvillim në të gjitha fushat e jetë, Sauditët vehabitë detyrohen të kërkojnë mbështetjen e aleatëve të vetë amerikan për tu mbrojtur nga rreziku që u vjen nga vllezërit myslimanë shi’itë nga Irani, shtet ekspansionistë dhe luftënxitës që po eksporton shiizmin dhe po rrezikon paqen në rajon...

Kamë bindjen që Ajetollahët e Persisë sikur të kishin mundësi sot në Arabinë Saudite do të bënin shumë më keq se që kishte bërë Jezidi i Muaviut në Qerbela të Irakut 14 shekuj më parë.

Kjo mund të kuptohet nga deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Iranit, Hosein Dagen i cili vite më parë kërcënonte se, nga Arabia Saudite s’do të mbetet tjetër pos Mekes e Medinës, dhe nga fjalët e Princit Mohamed Bin Selman Princi i Kurorës i Arabisë Saudite i cili duke folur për gazetën New York Times thotë: ”Nuk duam që Hitleri i ri (duke iu referuar Ajetollah Khameneit) të përsërisë atë që ka ndodhur në Evropë edhe në Lindjen e Mesme.”

Lidhur me luftën (revolucionin) në Siri, ky “Hitler i ri” në takim me ministrin sirian të Vakëfeve, Muhamed Abdul-Sete al Sejd, kishte deklaruar: “Siria sot është në vijen e parë të luftës kundër armiqëve të Islamit...” (Pars Today). E dinte mirë ztr. Ajetollahu që nuk bëhej luftë “kundër armiqëve të Islamit” por krahas përpjekjeve për liri e demokraci në luftën e Sirisë u paraqitë edhe rivaliteti në mes sunnizmit dhe shi’izmit. Atëhetë kush ishte armik i islamit? Populli mysliman i Sirisë, Arabia Saudite, Katari, Turqia...? Popullin e Sirisë e kishte përfshirë fryma e ‘Pranverës arabe’ (me keqardhje jo të organizuar mirë). Bashar El-Assadin dhe regjimin e tij shtypës e përkrahën Irani së bashku me Rusin, jo për të mbrojtur Islamin dhe popullin që kërkonte liri, por për ti mbrojtur interesat e veta dhe për të shtuar ndikimi (dhe përhapjen e shi’izmit) në Lindjen e Mesme. Ajetollahët e Iranit njëjtë kanë vepruar në Liban, Irak…

Kurse Nuri Hamadani, autoritet i lartë shi’itë lidhur me Vehabizmin në një fjalim thotë: ”Vehabitë duan të mbjellin përcarje dhe për të krijuar ndarje në mes muslimanëve sunnitë dhe muslimanëve shiitë... Regjimi sauditë, me ndihmën e regjimit sionist dhe britanik, ka arritur të zgjasin jetën e Vehabizmit.”

E di ztr. Hamadani që kjo ndarje ka filluar disa shekuj para se të dalin në sken vehabit, dhe se shkaktarët të përcarjeve dhe të ndarjeve të myslimanëve janë vetë shi’itët. Sekti Vehabive është më i vonshem, dhe unë, edhe pse jamë kundër Vehabive, nuk besoj se qëllimi i tyre është “ndarja në mes muslimanëve sunnitë dhe muslimanëve shiitë” por qëllim i tyre është të sigurojnë jetën (vazhdimësin) e sundimit të familjes Saudite dhe të përhapin Vehabizmin në botë.

Ztr. Hamanadi, që akuzon Vehabitë për përcarje dhe ndarje në mes myslimanëve, e di që njëjtë veprojnë edhe imamët shi’itë të cilët e përdorin Shiizmin për t’i mashtruar myslimanët dhe për t’iu shërbyer politikanëve të cilët me dekada po sundojn në Iran dhe po e përhapin shi’izmi në botë, dhe për këtë lavdërohen publikishtë.

Pranda, sikurse që jamë shprehur kundër Vehabizmit, të njëjtë gjë po e bëj kundër Shi’izmit. Këta janë bajtësë të këtyre ideologjive (që nuk mund të dialogojnë dhe) shkaktojnë luftëra vëllavrasëse sikurse që është rasti në Jemen. Prandaj, sektet fetare të cilat nxisin ndarje dhe konflikte midis myslimanëve nuk iu duhen aspak popujve mysliman, pra, as popullit shqiptar.

Shqiptarët mysliman (të cilët e kanë Islamin e pastër), jo që duhet të qëndroj sa më largë tyre, por duhet t’iu kundëvihen fuqishëm me fakte dhe me argumente. Kjo është detyrë e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të organeve të saja. Ato duhet ta mbrojnë islamin dhe pasuesit e tij nga pretendimet e Iranit për t’i shiitizuar myslimanët sunni në Kosovë. Pse dr. Jusuf el-Kardavi në përgjigjen Ebul-Mexhidit ka thënë: “Rreziku nga përhapja e shiizmit qëndron tek fakti se pas tij fshihet një shtet, i cili ka objektiva strategjike. Ai shfrytezon fenë dhe medh-hebin për realizimin e qëllimeve të tija ekspansioniste dhe shtrirjen e zonës së tij të influencës, ... ”? Ky është Irani i cili për këto qëllime në Kosovë kishte dërguar misionarin e shiizmit Hasan Azar Bejdanin, kurse Serbinë (vrasesen e qinda e mija myslimanëve të bosnehercegovinës, dhe të shqiptarëve në Kosovë) e mbanë si mike dhe në shenjë të kësaj miqësie Kosovën tonë të pavarur e konsideron pjesë të Serbisë! Këta janë myslimanët shi’itë të cilët lavdërohen se i takojn (ndjekin) Ali Bejtit a.s.

Dhe, në munges të angazhimeve të BIK-ut, paraqitet një propaganduese e shi’izmit në Kosovë dhe BIK-un e krahson me OJQ-en e vet, dhe thotë se ata (të BIK-ut) “... fenë Islame e kanë bërë pron të vetën...” Aferim hoxhanesh zezës e cila nuk e ka vizituar kotë 20 herë Iranin e Ajetollahëve. Nuk jam në dijeni se a ka pasë ndonjë reagime ndaj deklaratave publike provokuese të kësaj znj., por e di që derisa të kemi kryetarë të BI-me, të preferuarit e ef.Tërnavë, si p.sh. kryetari aktual i BI-me të Prizrenit, misionarët e shiizmit lirshëm mund të propagandojnë shiizmin, ti provokojnë dhe t’i shiitizojnë myslimanët sunni, të nënqmojnë Bashkësin Islame të Kosovës dhe të gjithë anëtarët e saj. Si mund të tolerohet kjo?

Nuk mund të pajtohem me sjelljet provokuese e të budallakafta, as me heshtje qyqare të individëve cilëtdo qofshin ata/ato, prandaj po reagoj. Nuk e kuptoj pse (edhe në kohën e demokracisë po) heshtin xhemalinjtë e shkolluar kur e dinë se kështu po i ndihmohet të keqës e cila në të ardhmen mund të na kushtoj shumë shtrejtë.

Sa i përketë veprimtarisë së misionarëve të shi’izmit dhe shiitizimit të myslimanëve sunnit në Ballkan, në krahasim me Kosovën, në Bosnje Hercegovinë ata janë më shumë, më të organizuar dhe e ndijnë vetën më të fortë dhe kanë shprehur qëllime edhe më të rrezikshme. Portali “Saff” përcjell komentimet që kishte bërë në Fackebook, Mejrem Begoviq (e konvertuar në shiizëm) thotë se sunnitët janë sekt i cili është formuar 50 vjet pas Pejgamberit a.s. Duhet të regjistrohet bashkësija shi’ite në Bosnje Hercegovinë, të ndërtojë xhaminë e vet dhe të kërkon varrezat e veta, etj. Ku qon kjo?

Kërkesa të këtilla nuk qojnë në bashkimin e myslimanëve dhe në forcimin e Bashkësive Islame, por qojnë drejtë ndarjeve, përcarjeve, konflikteve dhe në dobësimin e faktorit islam në Ballkan. Ky është sherri i madhë i shi’izmit i cili na përkujton ngjarjet në Irak, Liban, Siri, Jemen e tjera vende ku janë aktive këto sekte misionarët e të cilave po e bëjnë punën e Djallit. Në emër të cilit islam, dhe në emër të cilës demokraci mund të bëhet kjo në Kosovë?

Kështu, derisa ztr. Nuri Hamadani, autoritet i lartë shi’itë e akuzon vehabizmin, dijetari saudit dhe këshilltari në oborrin Mbretëror, Abdullah el-Manea, në një emision televiziv me karakter fetarë pytjes së një shikuesi nga Maroku për vehabizmin, i është përgjigjur, ”vehabizmi është gënjeshtër shpifje, në rrealitet nuk egziston”. (”Aljazeera”). Njëjtë është shprehur edhe njëri prej dijetarëve islam nga Kosova! Si është e mundur kjo kur dijetar i njohur Bin Baz për vehabitë thotë: “ Pasuesit e (Muhammed ibn Abdulvehabit) dhe ata që kanë ftuar në thirrjen e cila ka filluar në Nexhdt, u quajtën vehabi...” ? (youtube). Cilit duhet ti beson lexuesi? Prandaj, nuk duhet të befasohemi pse popujt mysliman janë kaqë të ndarë, të përcarë, të prapambetur, të paarsimur, dhe të pazhvilluar në krahasim me popujt e përparuar të Evropës...

Kështu është kur dijetarët tanë ende merren me ceshtjet e sekteve të cilat me shekuj janë në luftë ideologjike e për cka po e psojnë popuj myslimanë. Dijetari dr. Isam Imadi, nga Jemeni, i cili i ka kryer studimet në universitetin “Muhamed Saud” në Medine, si një ish-vehabistë, në librin ”100 Pytje Rreth Selefizmit”, në pytjen e parë që e shtron vet, tani i bërë mysliman shi’itë, si dijetar dhe propagandues i këtij sekti, vet përgjigjet: ”Lërmeni t’iu shpreh se dijetarët uehabistë, duke u orvatur, më tëra mënyrat, të marrin në duar frenat, e mbarë bashkësisë muslimane, kanë krijuar një sekt me emrin ”selefizëm””. Cka të thuhet për këta dijetarë të cilët armën e dijes po e /keq/përdorin për t’i ndarë e përcarë popujt myslimanë?

E lumë, apo e mjera, bashkësia muslimane për shejhat që i ka? As armiqt e Islamit nuk e dëmtojnë unitetin e këtij ymet, sa po e dëmtojnë dijetarët vehabista dhe dijetarët shi’itë të devijuar, të shitur e të korruptuar.

Për këtë arsye në fillim të këtij shkrimi thash, dëshpërohem dhe hidhrohem kur lexoj shkrime të disa përsonaliteteve fetare të cilët mbajn tituj shkencor dhe pozita udhëheqëse në institucionet fetare dhe ato shtetërore. Pse gjatë këtyre dekadave po ndodhin trazira dhe po zhvillohen luftëra të përgjakshme në vendet islamike ku viktima janë kryesishtë myslimanët? Islami është fe e paqës dhe e unitetit, por paqe dhe unitet mes myslimanëve (vllezër) ende nuk ka?

Sikur kjo nuk mjafton, ish-dijetari vehabistë tani dijetar shi’itë i akuzon ”dijetarët uehabistë” dhe injoron faktin që dijetarët e sektit shi’itë, së bashku me te, po i bëjnë të njëjtat përpjekje për cka po e eksportojnë (edhe me luftë) shi’izmin në botë, pra, edhe në trojet shqiptare, për cka njerëzit janë të frikësuar, të hutuar, të shqetësuar e të brengosur. Cfarë lorja sektare djallëzore janë këto dhe për interesa t’kujt po bëhen? Për interesa të armiqëve të islamit dhe të popujve myslimanë. Për këtë duhet të flitet e debatohet pa anime dhe sinqerisht. Vetëm armiqt e islamit kërkojnë ndarjen dhe përcarjen myslimanëve. Prandaj, është e pakuptimt që dijetarët mysliman edhe në shek. 21 të merren me sektarizëm.

Propaganduesit e shi’izmit në Kosovë, duhet të kuptojnë se myslimanëve, në aspektin e besimi nuk iu ka munguar asgjë, dhe derisa e ndjekin synetin (traditën e Profetit a.s.), aspak nuk kanë nevojë për sektin e devijuar shi’itë të imamëve dhe të politikanëve të Iranit. Ne e kemi islamin tonë (të pastër disa shekullorë) shqiptarë dhe nuk na duhet aspak islami shi’itë iranian i cili aty ku është prezentë i ka ndarë dhe armiqësuar myslimanët. Për ken po bien kambanat e alarmit?

Ku janë Bashkësitë Islame shqiptare? Mos po presin që të ngrihet në ajrë ndonjë xhami së bashku me xhematin, sikurse që po ndodhë me xhamitë në disa vende të Lindjes së Mesme, e pastaj krerët e tyre të reagojnë, apo dicka tjetër është në pytje? Lidhur me këtë xhematin (popullin) duhet informuar. Populli duhet ta mëson të vërtetën.

Më lartë i ceka qëndrimet e disa dijetarëve dhe reagimin e një shi’iti boshnjakë, por të shofim cka thëtë Prof. Dr. Enes Karicit, lidhur me këto dy sekte fetare? Pasi që kishte bërë një shkrim me titull “Sheriati me mjekër”, të botuar vite më parë në “Muslimanski glas”, ai para Xhamisë së Mbretit në Sarajevë ishte sulmuar nga selefistët. Në intervistat dhënë disa gazetave dr. Enesi mes tjerash thotë: “... ne, këta muslimanët e bosnehercegovinës, nuk duhet të bëhemi “as shi’itë as vehabista”. Kështu duhet të flasin edhe intelektualët tjerë mysliman, e sidomos ata që mbajnë poste në BI-me në Ballkan.

Me këtë qëndrim të drejtë plotësisht pajtohem, por do të shtoja se ne, këta mysliman që jemi për të mos u bërë as shi’itë as vehabistë, krerët e BI-me dhe dijetarër tonë duhet të punojnë shumë më tepër për rizgjimin islam dhe popjt myslimanë, gjë që nuk po ndodhë sa dhe si duhet. Nuk pati dhe nuk ka ndryshime të pritura pozitive sepse përsonalitete fetare dhe ato shkencore (jo të gjithë) më tepër punuan (dhe bashkëpunuan) për interersa përsonale për poste e karierë. Kjo iu la hapësir, përvec qinda OJQ-ve dhe organizatave humanitare të krishtera, edhe sektit vehabistë dhe atij shiitë për të vepruar (armiqësisht) lirshëm. Kjo ndodhi edhe në Kosovë, ku ka pasë probleme pasojat e të cilave ndihen dhe sot.

Befason fakti qe edhe tek boshnjakët (sikurse rasti i jemenasit, dr. Isam Imadi), ka intelektualë myslimanë sunni që bëhen myslimanë shi’itë, dhe njëri prej tyre është Prof. Dr. Rashid Hafizoviqi, për të cilin portali “Saff” kishte botuar një shkrim me titull: “Homeini i vogël nga fakulteti i shkencave islame të Sarajevës”.

E respektoj të drejtën e secilit, por dijetarët duhet të kenë kujdes për qëndrimet dhe deklaratat e veta publike. Lidhur me këtë rast kishte reaguar një vehabiste ekstremiste me emrin Nejar, e cila në shkrimin e saj në Facebook ofronte 20.000 dollarë shpërblim për ate që e vret “Homeinin e vogël” prof. dr. Rashid Hafizoviqin! Duhet përkujtuar që akademiku Hafizoviqi ishte bërë shi’itë dhe fillestar i shiizmit në bosnjehercegovonë, dhe duke iu drejtuar opinionit lidhur me vehabistët kishte terhequr vërejtjen: “Ata po vijnë për fëmijët tanë!”, shkruante (”vecerni.hr.”).

Dr. Hafizoviqi, që është bërë mysliman shi’ite dhe i akuzon vehabitë, nuk tregonte për të kuajt fëmij po vijnë shi’itë e Iranit në Bosnjne Hercegovinë? Kur akademikët veprojnë kështu, atëherë si duhet të veprojnë nxënësit, studentët, xhemati dhe populli i tyre? Nëse vazhdon kështu ekstremistët e këtyre dy sekteve mund të kalojnë prej fjalëve (kërcënimeve) në veprime terroriste. Cka ka islame këtu?

Edhe ky rastë dëshmon se aty ku janë prezente këto dy sekte gjithnjë shkaktojnë probleme. Dhe, kur për këtë armiqësi bëhen shkaktarë dijetarët dhe akademikët myslimanë (të shitur), kjo është për tu brengosurë. Myslimani edhe pa shtojcën vehabi ose ate shi’itë, prap mbetet (100% mysliman). Besoj se lexuesi e ka kuptuar arsyen pse unë jamë kundër prezencës së këtyre dy sekteve fetare (me të cilat A. Saudite dhe Irani po bëjnë tregëti) jo vetëm në trevat shqiptare por edhe më gjerë.

Eshtë fakt i pa mohueshëm që prej se ekziston Islami në bosnjehercegovin, por edhe në tokat shqiptare, nuk ka pas probleme të kësaj natyre. Prandaj, Vehabizmit dhe Shi’izmit duhet thënë, largë nga tokat tona, sepse ne, këta besimtarët islam edhe pa ju kem ecë, po ecim dhe me ndihmën e Zotit do të ecim sa të mundemi rrugës që ndoqi i dërguari i Tij, Muhamedi a.s.

Ka edhe shumë raste të tjera të cilat dëshmojnë se këto dy sekte nuk shkojnë bashkë dhe aty ku janë prezente shkaktojnë përcarje, ndarje e konflikte midis myslimanëve. Para më shumë se një dekade mua që kisha bërë një shkrim kritik ndaj vehabistave, një prof. nga Prishtina, nuk po ia ceku emrin (sikur shumë porofa të tjerë të infektuar me virusin e shi’izëmit ose me ate të vehabizmit, që po i helmojnë me këto viruse edhe besimtarët myslimanë, e sidomos rinin e cila është e interesuar ta njoh islamin burimorë dhe të kontribuoi për te), më akuzonte për fobi ndaj arabëve dhe vendeve arabe...!

Nuk e dinte i mjeri prof. që unë jamë një shqiptarë mysliman (disidenti, irridentist e kundër-revolucionar) i cili në kohën e diktaturës komuniste, kur disa, e këta ishin shumë shqiptarë të cilët në muret e dhomave të veta e mbanin të varur portretin e Enver Hoxhës, ose portretin e Titos, unë, “anti arabi” në dhomën time e mbaja të varur portretin e një Arabi që quhej Muamer Gadaf (Zoti e mëshiroftë), lideri i madh i Libisë, shtet të cilin e kishte shndërruan në kantier ndërtimi ku zhvillonte socializmin islam, dhe kërkonte bashkimin e të gjitha shteteve arabe. I ndjeri Gamal Abdel Nasseri, ish-kryetari i Egjiptit, kur e kanë pyetur gazetarët për Gadafin, ai kishte thëne se në Gadafin e shehë përtrirjen e gjakut Arab.

Dhe, kjo ishte ajo që iu pengonte armiqëve të arabëve dhe të Islamit, prandaj kriminelët e vranë , dhe në rajonin e Lindjes së Mesme konfliktet dhe luftat nuk kanë të ndalur dhe kjo është e dhimshme. Atje ka pasë, dhe sot ka shumë lider, udhëheqësa, alima, myfti, mullah shi’itë, mbretër e princa vehabista të shitur e të korruptuar të cilët pas kaqë dekadash nuk qenë të aftë për të gjetur një zgjidhje së paku për Palestinën.

Por, cka t’iu bën të tillëve kur edhe ne kemi profa truthatë të cilët janë të infektuar me virusin e Vehabizmit, sekt ky, pasuesit e të cilit në bashkëpunim me Anglezet, paskan gabuar dhe në vendë se të themelonin Hilafetin, e shkatërruan ate ekzistues, dhe themelun Mbretërin, ku familja Saudite sundon (egërsisht) dhe sot! Ku mbeti puna e Hilafetit pa të cilin bota islame nuk është ajo që duhet të jetë?

Dhe, kur është fjala për A. Saudite, kundërshtarët e tyre ideologjik, myslimanët shi’itë të Iranit, dhe jo vetëm, lëshojnë akuzat nga më të rëndat. P.sh. në artikullin me titull, “Vehabitë-Cionistët-sulm ndaj njerëzimi”, autri thotë: “Arabia Saudite dhe ideologjia e saj e turpshme ka punuar si vegël për armiqtë e Islamit dhe njerëzimit. Nëse kjo është Siria, Libani, Iraku, Pakistani apo Jemeni, Sauditët kanë rritur kafshët të egra të cilat therin myslimanët shi’itë, duke vrarë fëmijë dhe gra të pafajshëm në emër të Islamit...Vehabizmi dhe Cionizmi janë ideologji motra”, shkruan gazetari Arif Hussain në “Media e Lire”. Duke e lexuarë shkrimin shpifës të këtij gazetari të shitur, mu kujtua Lavdrim Muhaxheri nga Kacaniku, dhe, cka të thëm tjetër pos kurrë mos u lindshin krijesa të këtillë në tokën shqiptare dhe askund në botë.

Kurse sa i përketë gazetarit Arif, athua e di ky zotri cka bënin ushtarët shi’itë të Iranit në Irak, Siri dhe Jemen... me myslimanët sunni? Athua i përqafonin në shenjë vëllazërie, apo i ekzekutonin egërsishtë nëpër shtëpit e tyre së bashku me familjarë dhe fëmijët? Ky na qenka humanizmi i shi’itëve të cilët po lavdërohen se po ndjekin rrugën e Ehlii Bejtit a.s. O, Zot cka po mban kjo tokë! Në pjesë e dytë do të cekim ate cka kishte deklaruar Myftiu i Irakut dr. Rafi er-Raf’i lidhur me krime që kishin bërë milicët shi’itë kundër myslimanëve sunni në Irak.

Athua këta profa e kalemxhinjë janë trushpërlatë, truthatë apo shpirtëvdekur? Mesiguri janë të helmuar me virusin e Vehabizmit dhe të Shi’izmit, me të cilët po i indoktrinojnë dhe po i helmojnë të rinjtë dhe popujt myslimanë duke i nxitë në luftëra vëllavrasëse në dhe në akte terroriste në vende myslimane dhe në vende të ndryshme të botës. Prandaj jamë kundër këtyre sekteve.

Pse të këtillët (dhe ata që fillozofojnë për vlerat e Islamit), nuk po e respektojnë urdhërin Zotit mëshirues: “Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përcani!”? (3:103). Sepse si formalista që janë e bëjnë të kundërtën! A ka ndonjë mysliman, qoftë ky shi’itë ose vehabi me mend në kry që nuk e kupton rëndësin që e ka ky ajetë kuranor për unitetin dhe të ardhmen e Ymetit Islam?

Për tu barazuar me shkëmbimet akuzuese të krerëve shi’itë të Iranit, Myftiu i Madh Abdylaziz al-Sheikh i Arabisë Saudite kishte deklaruar: ”Ata janë fëmijë të magi (magjistarëve) dhe armiqësia e tyre ndaj myslimanëve ështe e vjetër. Duhet ta kuptojmë se ata nuk janë myslimanë.” (evropaelire.org). E pa besueshme apo?

Këto, dhe atë që e kemi cekur, athua janë shprehje në pajtim me shembullin ideal për të cilin Zoti thotë: ”Ju e kishit shembullin më të lartë në të Dërguarin e Allahut…”? Këtë është lehtë pët ta kuptuar, bile pa qenë as prof., as doktor, as akademik... Dhe, jo vetëm këtë, por edhe faktin që ky i Dërguari a.s. nuk ishte as shi’itë, e as vehabistë, por ishte vetëm mysliman. Prandaj, një besimtar islam edhe pa qenë vehabi ose shi’itë, mund të jeton si mysliman i devotshëm në këtë botën në tjetër të shkon në Xhennet.

Natyrishtë, këtë e dinë të gjithë ata udheheqës, politikan dhe dijetarë të cilët me dyfytyrësi po i bëjnë politikë Islamit dhe po i mashtrojnë popujt e prapambetur e të shumëvuajtur myslimanë duke e bërë të kundërtën nga ajo që thotë Zoti i Madhëruar. Shtrohet pytja: Athua si ndihen myslimanët me të këtillë udhëheqësa dhe me të këtillë ulema, krenarë apo të turpëruar? Të turpëruar dhe të përbuzur. Kjo mund të kuptohet edhe nga fakti se si po i trajton bota sot popujt myslimanë.

Dhe, nëse ”Vehabitë duan të mbjellin përcarje…”, sikurse që thotë ztr. Nuri Hamadani, atëherë bëhet pytja, cka duan të mbjellin shi’itët e Iranit në botën islame (sunnite), pra edhe në trojet shqiptare? Cfarë lojra janë këto me fatin e myslimanëve?

Sikurse e kemi cekur më lrtë, lidhur me prezencën dhe veprimtarin (përcarëse) të Vehabistëve, jo vetëm në Kosovë, kam shkruar 14 vite më parë. Duke shprehur shqetësimin tim, (prill 2007) kam thënë: Kush duhet t’i zgjidhë këto mosmarrëveshje sektare në botën islamike dhe në bashkësitë e ndryshme islame? Mos mund ta bejnë këte Vehabitë, pa të cilët shqiptarët kanë jetuar më tepër se 6 shekuj? E kamë shtruar këtë pytje (edhe pse e dija) që shkaktarët e problemeve nuk do ti zgjidhin ato spepse ashtu ua do interesi.

Këtë, dhe rrezikun që vinte nga sektet fetare, jo që nuk e kishte kuptuar prof. nga Prishtina, por iu dual në mbrojtje vehabistave, disa nga të cilët pas disa viteve, si në Bosnje Hercegovinë, Sanxhak dhe në Kosovë u dënuan me burgim për vepra terroriste dhe për rekrutimin e të rinjve në luftën në Irak dhe Siri, ku muarën pjesë më shumë se 300 të rinjë e të reja nga Kosova, për cka gazeta New York Times kishte botuar një artikull me titull, “Si u kthye Kosova në tokë pjellore për ISIS-in".

As Serbi armike nuk do të mund të bënte reklam më të keqe dhe më të dëmshme për Kosovës. Lidhur me këtë kamë reaguar me një shkrim me titull: “Kosova djep trimërie, apo “Tokë e plleshme për terrorizëm?”, publikuar në portalin ”KosovariMedia.com” në shkurt të vitit 2017. Kush i kishte nxitur këta të rinjë shqiptarë të shkonin në ato luftëra të huaja? Të gjithë ata individ të cilët Islamit i shërbejnë për interesa e para, dhe kjo nuk ngjanë vetëm në Kosovë.

Prandaj, ata myslimanë shqiptarë që me veprimet e tyre e përcajnë xhematin dhe dëmtojnë imazhin e Kosovës, qofshin profa, ose xhahila që shtirën si myslimanë, por veprojn si shejtan, nuk meritojnë të quhen as myslimanë, as shqiptarë, as njerëz të mirë.

Dhe, pasiqë edhe prezenca e sektit shi’itë, sikurse ai vehabistë paraqet rrezik për unitetin e besimtarëve myslimanë, e njëjta pytje bëhet edhe për shi’itët, pra edhe për propaganduesen e këtij sekti znj. Ikballe Berisha-Huduti, e cila ndoshta nuk do të më akuzon për iranofobi as nuk do të më kërcënon me padi në gjykat.

Kush po qon uj në mullirin iranian?

Sikurse që dihet kjo myslimane shi'ite në fillim të janarit 2020, ishte paraqitur me disa postime në Facebook (për të dëshmuar besnikërin ndaj atyre interesave të cilëve po iu shërben në Kosovë), kishte vajtuar gjeneralin (jo shqiptarë) iranianin Kasem Sylejmani duke kërkuar hakmarrje ndaj amerikanëve dhe thotë: ”Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, për cka Policia e Kosovës e kishte arrestuar për vepër penale ’shtytje për kryerjen e veprave terroriste’ nga neni 134., për cka mua më kishte ardhur keq, por kjo ishte zgjedhja e saj. Por, mirë u bë që pas dy viteve (me 01.12.’21), Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special e liroi nga akuza znj.Ikballe, e cila ndoshta nga ajo që veproj dhe nga ajo që përjetoj ka nxjerrë mësim dhe në të ardhmen nuk do të fërkohet rrethë iranianëve të cilët po i ndajnë dhe po i përcajnë myslimanët gjithandej.

Mua më kishte bërë përshtypje ajo që kishte deklaruar gjatë shqyrtimit të dytë dhjetorin e vitit të kaluar ku tha se po akuzohej për shkak të bindjeve dhe ideologjive fetare, e jo si Ikballe Berisha. Kjo nuk qëndronte sepse në Kosovë lirite fetare janë të garantuar me Kushtetut dhe me ligj, gjë që u dëshmua me rastin e lirimit nga akuza. Megjithate e gjithë ajo që ngjau lidhur me te, në kujtesën e njerëzve ka lënë mbresa dhe përshtypje të këqia që nuk harrohen.

Por, pse dhe nga erdhi shi’izmi iranian në Kosovë?

Kjo mund të kuptohet, pervec tjerash, edhe nga njohja e përmbajtjes se, ”Testamenti politik i Imam Homeinit”, për eksportimin e shi’izmit (qoftë edhe me dhunë e luftë), por edhe nga deklaratat e udhëheqësve tjerë iranian si p.sh. nga ajo e ish-presidenti të Iranit ztr. Ahmedi Nexhat, i cili kishte deklaruar se qëllimi i regjimit iranian është përhapja e shi’izmit nëpër botë, duke e ngritur flamurin e Mehdiut të shumëpritur dhe duke e përhapur shi’izmin, tekstualisht me fjalët: ”Vërtetë që ky preokupim në botë, bie mbi shpatullat e republikës së Iranit.” (Marrë nga Webfaqja: ”Mufekeratul-Islam).

Do të ishte më e arsyshme që angazhimi i të gjiitha vendeve islame të ishte rizgjimi islam, clirimi dhe bashkimi i popujve vëllezër myslimanë, dhe jo përhapja e Shi’izmit iranian sepse Muhamedi a.s. dhe shokët e tij më besnik (pra, edhe hz. Aliu) nuk ishin shi’itë.

Prandaj, angazhim i udhëheqësve të lartë të Iranit për përhapjen e shi’izmit në botë dmth. në emër të Islamit shi’itë të vazhdohet me politikat agresive, me imponime, me ndërhyrje, me përcarje, ndarje e konflikte ndërmyslimane të filluara (nga shi’itët) 14 shekuj më parë. Kështu shi’itët në emër të Ali bejtit a.s. për të arritur qëllimet politike me shekuj e dekada bëjnë ndarjen dhe përcarjen e ymetit islam.

Prandaj, edhe Organizata Islamike për Bashkëpunim në Samitin e mbajtur në Stamboll 2016, e kishte kritikuar ndëryrjen e Iranit në cështjet e brendshme të shteteve të rajonit dhe anëtarëve të tjerë përfshirë Bahreinin, Jemeninë, Sirinë dhe Somalin…, shkruan ”Express”. Por, Irani i cili ka plane strategjike për të eksportuar shiizmin, e për cka po investon milion dollarë, nuk mund të ndalet me kritika por kundër tij OKI do të duhej të merrte masa tjera.

Më lartë me qëllim e citova ish-presidentin e Iranit, ztr. Ahmedi Nexhatin i cili 2006, znj. Ikballe Berisha-Huduti, myslimanën shi’ite e kishte graduar me medalje (5 lirshe), për cka lavdërohej me mendjemadhësi duke thënë: ”Në Iran kam vajtur më se 20 herë.” E njëjta në “Lajmi net” me paturpësi dhe pa menduar për pasojat e ofendon dr. Shefqet Krasniqin, hoxhën më të popullarizuar duke e akuzuar për shpifje, dezinformim dhe intriga. Çfarë edukate fetare është kjo? (Vijon).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat