Belgjika mbështetë Kosovën në integrime evropiane

Kosova

Belgjika mbështetë Kosovën në integrime evropiane

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 17:30
Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ambasadoren e Belgjikës, rezidente në Sofje, Anick Van Calster, dhe ushtruesin e shefit të misionit të Zyrës Belge në Kosovë, Jean-François Brackman.

Gjatë këtij, takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova, në këtë kuadër edhe kundërshtimin e vazhdueshëm që AAK e ka ndaj dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.

“Pata kënaqësinë të pres sot Ambasadoren e Belgjikës, rezidente në Sofje, znj. Anick Van Calster, e cila ishte e shoqëruar nga ushtruesi i shefit të misionit të Zyrës Belge në Kosovë, z. Jean-François Brackman. Me diplomatët belgë biseduam për zhvillimet aktuale politike nëpër të cilat po kalon Kosova, në këtë kuadër edhe kundërshtimin e vazhdueshëm që AAK e ka ndaj dy marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, proceset integruese si dhe mundësit e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

U pajtuam që të punojmë shumë për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, në të gjitha fushat, e në veçanti në integrime evropiane”, ka shkuar Haradinaj në Facebook./A.M.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat