Pene me sallam dhe ullinj

Receta gatimi

Pene me sallam dhe ullinj

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 07:40

Përbërësit për 4 persona:

Makarona pene 500 gr

Ullinj në feta 100 gr

Sallam Hako në feta 150-200 gr

Djathë pekorino 100 gr

2 speca gogozhar

Borzilok të freskët

Vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja: Ndërsa zjeni makaronat, mund të mereni me prerjen e të gjithë përbërësve të tjerë. Specat dhe sallamin pritini në shirita, ullinjtë, nëse nuk janë, pritini në feta të holla, ndërsa djathin mund ta grini.

Pasi kulluat makaronat, shtoni aty të gjithë përbërësit e tjerë përveç djathit.

Rregulloni shijen me erëza dhe vaj ulliri. Trazojini mirë dhe shërbejini duke shtuar djathin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat