Koktej me pjeshkë

Receta gatimi

Koktej me pjeshkë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:20

Kur moti është i nxehtë, a ka ndonjë gjë më të mirë se një koktej frskues. Një koktej që mund të bëhet në shtëpi me përbërës të thjeshtë . Pjeshkët janë në kulin e tyre në verë, dhe ato bëjnë një pije freskuese kur përzihen së bashku me shampanjë apo ujë të gazuar. Me këtë recet ju mund të merrni një koktej të veçantë për çdo ditë të nxehtë vere

Përbërësit:

2 pjeshkë të mëdha2 lugë lëng limoni2 lugë sheqerShampanjëUjë me gaz ( për koktej joalkoolik )

Hapi 1: Preni pjeshkën në feta për të procesur masën së bashku me sheqer dhe lëng limoni

Hapi 2: Përdorni një kulluese rrjetë që të merrni sa më shumë lëng. Ju duhet të nxirrni rreth 1/2 filxhan lëng

Hapi 3: Ndani lëngun e pjeshkës në gota. Në çdo gotë mbushni rreth gjysmën e saj

Hapi 4: Hidh shampanjë në çdo gotë. Zbukuroni atë me një fetë të freskët pjeshke

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat