Çokollatë e nxehtë me portokall

Receta gatimi

Çokollatë e nxehtë me portokall

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:25

Kombinimi i portokallit me çokollatë të nxehtë është një shije e preferuar për gjithë ata që e kanë provuar. Duke e kthyer këtë në një pije krijon një ndjesi të shijshme

Përbërësit:

Kakao pluhur

Ujë të nxehtë

Portokall

Vendosni të gjithë përbërësit në një sipërfaqe p.sh mbi tavolinë

Vloni ujin. Kur ju jeni duke pritur për vlim të ujit, shtoni 3 lugë pluhur kakao në filxhanin tuaj. Nëse preferoni çokollatën tuaj të nxehtë të fortë, shtoni një ose dy lugë më shumë

Pasi uji të ketë vluar ktheni atë në filxhan

Përzieni atë për rreth 15 sekonda. Merrni portokallin dhe prisni në gjysmë

Përdorni një thikë për të prerë portokallin në feta, largoni çdo farë nga portokalli

Merrni feta portokalli dhe shtrydhni në filxhan

Hidhni lëkurën. Merrni fetën tjetër të portokallit, hiqni farat dhe palcën e bardhë

Me një lugë shtoni portokallin në çokollatën e nxehtë, lëreni për rreth 30 sekonda dhe largoni atë me një lugë. Nëse çokollata juaj e nxehtë është shumë e nxehtë sa nuk mund ta shijoni, mund të shtoni pak qumësht në të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat