Speca të kuq të mbushura me gjizë

Receta gatimi

Speca të kuq të mbushura me gjizë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 07:37

Përbërësit

1 kg Speca të kuqe të rrumbullakta dhe me tul.
Gjysëm kile, Gjize
1 tufë, Majdanoz
Vaj ulliri 5 luge
Krip nje luge kafe
Hudhra sipas deshires
Specat duhen si ato ne foto
Përgatitja
Marrim specat, i lajme dhe i heqim bishtat bashke me farat dhe i leme menjane.
Marrim gjizën e vendosim në një enë të thellë dhe në të hedhim vajin, majdanozin e lare e të grire, kripën dhe hudhrën në se deshironi (une nuk i hedh më pelqen pa hudhra).

I trazojme mirë qe masa e gjizës ti marri të gjithë përbërësit. Do të marrim një luge kafeje të madhe dhe do të fillojmë ti mbushim një e nga një, pasi i kemi mbushur i vendosim në një tenxhere ku dhe do ti ziejme. E mira është që të ziejnë me avull (në ato aparatet me korent po edhe pa korent).

Edhe në se nuk keni tenxhere me avull, mund të veprohet në këtë menyre: Brenda në tenxheren që do të vendosim në zjarr vendosim disa pirunj të rreshtuar permbys në të kundër të njëri tjetrit dhe mbi to vendosni specat e mbushura. Hedhim një gote uje, vendosim kapakun dhe i vemë për të ziere për 5-8 minuta. Pas kësaj hiqet nga zjarri dhe i leme me kapak të mbyllur deri sa specat te ftohen. Specat janë gati për tu servirur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat