Tortë me patate dhe sallam

Receta gatimi

Tortë me patate dhe sallam

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 17:19

Përbërësit:
Patate
Sallam
Vezë
Miell
Qumësht
Gjalpë
Djath mocarella
Djath të bardhë
Arrëmyshk
Kripë, piper

Përgatitja: Prisni në feta të holla patatet. Do të procedoni njësoj si me musakanë. Shtroni fetën e parë të patateve, hidhni pak vaj ulliri, kripë dhe piper. Shtoni feta ose kubikë sallami dhe dy llojet e djathërave. Rrihni vezën me pak qumësht dhe hidheni po aty. E fundit, do të jetë një tjetër shtresë me patate të prera në feta. Përgatisni salcën beshamel me gjalpë, miell dhe qumësht dhe shtojani tavës. Piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për rreth një orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat