Makarona në furrë dhe sallam

Receta gatimi

Makarona në furrë dhe sallam

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:53

Përbërësit: 500 gr makarona, 300 gr mish të grirë, 200 g sallam Hako 1 lt salcë, 1 qepë, 1 karotë, 2 lugë vaj, djathë parmixhano, 1 degë selino, kripë, piper.

Salca beshamel: 1 lt qumësht, 100 gr gjalpë ose margarinë, 100 gr miell, kripë, arrë moskat.

Përgatitja: Përgatisim kimën duke skuqur qepën në fillim. Shtohet karota e prerë në kubikë dhe selinoja e prerë hollë. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Hedhim mbi to salcën duke shtuar kripë dhe piper. Pasi kima të marrë 2-3 valë, e heqim nga zjarri. Vëmë tenxheren me ujë e kripë dhe ziejmë makaronat për 3 minuta. I kullojmë dhe i përziejmë me kimën; më pas i shtrojmë në tavë. Në një tenxhere tjetër, hedhim gjalpin dhe më pas shtojmë miellin. E skuqim lehtë dhe i shtojmë gradualisht qumështin duke e trazuar që të mos krijohen kokrriza. I shtojmë salcës beshamel, kripë, arrë moskat dhe e lëmë të bëhet kemoze. Këtë salcë e hedhim mbi makarona. Shtojmë sipas dëshirës djathë parmixhano dhe e fusim në furrë më 250° për 25 minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat