Patëllxhan të pjekur

Receta gatimi

Patëllxhan të pjekur

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:27

Patëllxhanët e pjekur japin një pjatë klasike të shëndetshme që është shumë e lehtë për tu përgatitur në formën e tyre elementare

Zgjidhni patëllxhan të mirë. Merrni patëllxhanët që kanë lëkurë të butë me ngjyrë të errët vjollce, dhe pa shumë shenja

Lani patëllxhanët. Shpërlani tërësisht me ujë të ftohtë, duke u siguruar ti pastroni mirë nga çdo papastërti e mundshme. Ju mund të përdorni një furçë të butë për pastrim të perimeve, veçanërisht nëse ato kanë mbetje dheu mbi to

Prisni patëllxhanin në feta. Përdorni një thikë të mprehtë për të prerë patëllxhanin, zgjidhni mënyrën e zakonshme të prerjes në feta të holla duke i bërë gati për pjekje

Patëllxhanin e prerë në feta e kriposim. Marrim një letër kuzhine dhe mbi të vendosim fetat e patëllxhanit, i kriposim të gjitha rradhazi. Ju mund të kaloni këtë hap nëse jeni në nxitim, por është e vlefshme ta bëni nëse dëshironi cilësia e patëllxhanit tuaj të kthehet në mënyrë të përkryer

Prisni rreth 30 minuta. Pasi kripa të thithet nga patëllxhani, ju do të shini pika të ujit të cilat pikojnë nga fruti. Nëse ju nuk e shihni këtë mund të ndodh pasi ju keni hedhur sasi të vogël të kripës mbi to

Nga fetat e patëllxhanit hiqni ujin e mbetur. Përdorni letër kuzhine për të absorbuar lagështinë e tepërt, keni kujdes mos shtrydhni fuqishëm patëllxhanët

Lyeni me vaj fetat e patëllxhanit. Në enën për pjekje radhisni patëllxhanët dhe lyeni ato me vaj ulliri, apo vajin që ju dëshironi. Përdorni një furçë për të lyer patëllxhanët me vaj

Pjekja e patëllxhanëve. Vendosni patëllxhanët në furrë të ngrohtë paraprakisht, ato janë të gatshme kur marrin ngjyrë kafe të errët.
Nëse ju dëshironi të shtoni djathë, hiqni ato nga furra dhe shtoni djathin, vendosni përsëri në furrë për 5 minuta derisa djathi të shkrihet

Patëllxhanët janë të gatshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat