Makarona me pule, proshutë dhe presh

Receta gatimi

Makarona me pule, proshutë dhe presh

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:52

Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj ulliri 100g proshutë Hako 450g kofshë pule pa kocka dhe lëkure 3 presh të mesme, i prerë në copa të vogla 300g makarona 350g salcë djathi I gatshëm 2 lugë çaji mustardë 2 luge gjelle majdanoz i prerë. 25g lloj djathi i integruar

Përgatitja: Ngrohim vajin në një tigan të madh. Shtojmë proshutë dhe mishin e pulës dhe e lejmë për 7-8 minuta. Shtojmë preshtë dhe I lejmë për 4-5 minuta. Ndërkohë, përgatisim dhe makaronat sipas udhëzimeve në paketim. Më pas i kullojmë makaronat. Shtojmë salcën e djathit, mustardën, proshutën, mishin e pulës, preshin dhe majdanozin dhe I përziejmë të gjitha së bashku. Kaloritë: 654, yndyrat: 25g, sheqer 8g, Karbohidrate 68g

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat