Sallatë me pulë dhe rrush të thatë

Receta gatimi

Sallatë me pulë dhe rrush të thatë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 22:26

Për 4 persona duhen: 300 gr gjoks pule 3 lugë gjelle rrush i zi i thatë 3 lugë gjelle vaj ulliri 2 lugë gjelle borzilok i grirë hollë 1 sallatë jeshile e vogël 2 lugë gjelle fara të bohçes së pishës Lëng dhe lekurë e grire portokalli 2 lugë gjelle uthull balsamiko Kripë dhe piper

Presim pulën e detit në copa të vogla dhe e kaurdisim me vaj ulliri. Hedhim kripë e piper dhe shtojmë rrushin e thatë së bashku me lëngun dhe lekurën e grirë të portokallit. E gatuajmë për disa minuta në zjarr të fortë dhe më pas e lëmë mishin të ftohet. Kaurdisim farat e bohçes së pishës për disa minuta në zjarr mesatar. Pasi të kenë marrë ngjyrë, i lëmë të ftohen dhe i perziejmë me pulën e detit dhe sallatën jeshile të prerë hollë. Hedhim uthullën balsamiko dhe borzilokun dhe e servirim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat