Spageti me peshk salmon

Receta gatimi

Spageti me peshk salmon

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:24

Përbërësit për 2-3 persona: 400 g salmon 300 g spageti 2 lugë miell 50 g gjalpë majdanoz të grirë

Përgatitja: Fillimisht përziejmë miellin me gjalpin dhe i lëmë mënjanë. Ziejmë makaronat dhe i kullojmë pas zierjes. Presim salmonin në copa të vogla dhe i kaurdisim pak në gjalpë. Mbasi i kemi kaurdisur pak salmonin hedhim makaronat dhe i përziejmë mirë dhe më pas masën që kemi përgatitur miell dhe gjalpë. Hedhim nga uji që kemi kulluar makaronat 4 lugë të mëdha dhe i trazojmë mirë deri sa makaronat të bëhen kremoze. Sipër i hidhni majdanoz të grirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat