Pilaf me salcë të lëngshme perimesh

Receta gatimi

Pilaf me salcë të lëngshme perimesh

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 17:20

Oriz basmat 320 g
Karota 100 g
Kunguj 100 g
Patate 100 g
Rrepka të bardha 50 g
Kungull 100 g
Salcë domatesh 50 g
Qepë 1 kokërr
Karafil
Xenxëfill 10 g
Gjalpë 50
Vaj, kripë, piper sipas dëshirës.

Informacione:
Vështirësia: e thjeshtë
Koha e përgatitjes: 20 min
Koha e pjekjes: 40 min
Koha totale: 60 min
Mënyra e gatimit: e ndryshme

Përgatitja: Hidhni orizin basmat në një tenxhere të lartë, bashkoni lëngun e pulës, të ngrohtë, gjysmë qepe me karafil, një gjethe dafine dhe ziejini të mbuluar me kapak për 20 minuta me zjarr të mesëm. Ndërkohë, qëroni perimet dhe pritini me copa të mëdha, skuqini pak me vaj ulliri, bashkojini me salcën e domateve dhe xenxëfillin, më pas shtoni edhe pak lëng pule dhe vazhdoni me gatimin. Kur orizi të jetë gati, hiqeni nga tenxherja dhe skuqeni fare pak me një lugë gjalpë derisa të bëhet krokant dhe hidheni në një formë, shtypeni mirë dhe lëreni pak kohë. Kthejeni formën me pilaf në një pjatë dhe shërbejeni me perime sipër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat