Milkshakes me boronicë dhe luleshtrydhe

Receta gatimi

Milkshakes me boronicë dhe luleshtrydhe

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:06

Ju mund të fitoni një pije të shijshme në çdo kohë. Pjesa më e mirë është se për vetëm disa minuta ju fitoni një milkshakes të përsosur luleshtrydhesh. Nëse doni të dini si ta përgatitni një milkshakes nga luleshtrydhet atëherë vetëm ndiqni këto udhëzimet.
Përbërësit:
2 gota luleshtrydhe të freskëta
2 gota boronica
Krem vanilje ( shije të tjera fakultative)
Kube akulli
1/3 filxhan qumësht
Lëng limoni
Luleshtrydhe për dekorim
1
Hapi 1: Vendosni dy gota akullore vanille në mikser. Në qoftë se ju dëshironi mund të zëvendësoni atë me shije frutash tjera si për shembull, luleshtrydhe. Vanilla jep një shije më të lehtë, ndërsa me lloje të tjera të akullores mund të merr shihje më të ëmbël.
2
Hapi 2: Shtoni manaferrat tuaja. Shtoni dy gota luleshtrydhe, dhe dy gota boronicë dhe përzieni ato. Ndryshoni masën e manave tuaja sipas dëshirës.
3
Hapi 3: Shtoni 1/3 filxhan qumësht. Qumështi ndihmon që milkshakes i juaj mos të bëhet shumë i trashë apo i ngurtë për pije. Mos keni frikë të shtoni më shumë qumësht nëse produkti juaj përfundimtar është tepër i trashë.
4
Hapi 4: Opsionle, mund të shtoni një lugë lëng limoni. Shtimi i limonit nuk është i domosdoshëm, ai i jep vetëm një aluzion. Mos shtoni shumë.
5
Hapi 5: Shtoni 10-20 kube akulli. Sa më shumë akull të shtoni në përbërjen tuaj, aq më freskuese do jetë. Mbani në mend se kur akulli shkrihet e bën masën më të hollë.
6
Hapi 6: Përzieni përbërësit. Shërbeni atë duke përdorur edhe feta dredhëze. Kjo mban aromë dhe shije të këndshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat