Guacamole

Receta gatimi

Guacamole

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 17:43

Përbërësit: 1 avokado e pjekur mirë 1 lugë lëng limoni jeshil ¼ domate ½ qepë ½ lugë pana 1/2 lugë vaj ulliri 4-5 pika Tabasco (i jep shumë shije) kripë piper

Për ta shoqëruar: Crackers, patatina, tortilas, karota, feta buke, etj.

Përgatitja: Avokadon e qëruar e grijmë imët me thikë, po kështu domaten me qepën. I hedhim në një tas dhe i përziejmë me lëngun e limonit, vajin, panën, pak kripë, piper dhe tabaskon që e shtojmë me pika sipas shijes. Sipas dëshirës, për ta bërë më kremoze mund t’i grini në blender të gjithë përbërësit e mësipërm. Mund ta ruajmë 1-2 ditë në frigorifer, të mbuluar me letër plastike për kuzhinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat