Tortë katrore me kikirik

Receta gatimi

Tortë katrore me kikirik

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:25

Përbërësit:
5 vezë
30ml ujë të ftohtë
120gr sheqer
150gr miell
½ bakin
Shtresa përmbi:
200gr margarinë
200gr sheqer
30gr kakao
Pak rum
Mbështjellja:
200gr kikirik të pjekur
Përgatitja:
Përzihen të bardhat e vezës me sheqer derisa të shkrihet sheqeri dhe pastaj shtohet uji i ftohtë dhe gradualisht mielli me bakin.
Piqet në kallëp të lyer me vaj dhe të përmillur në temp.180 gradë për 20 minuta. Kallëpi duhet të jetë në madhësi 20x30cm.
Në një enë tjetër vendoset margarina dhe sheqeri, dhe përzihet derisa të shkrin sheqeri pastaj shtohet kakao dhe lihet për 2 minuta të vlojë.
Pastaj ëmbëlsira ftohet dhe pritet në katrorë dhe secili katrorë kalon nëpër tretësirën e zier dhe pastaj nëpër kikirikët e copëtuar sa më imët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat