Perime të stinës me mish qingji

Receta gatimi

Perime të stinës me mish qingji

Më: 27 maj 2015 Në ora: 20:51

Përbërësit:
- 600 gr tul mish qengji
- 50 gr pançet
- 3 karota
- 4 qepe te njoma
- 200 gr bizele
- 200 gr patate
- 400 gr domate
- 2 tufëza borzilok
- 5dl lëng vegjetal
- miell
- vaj ulliri
- kripe, piper

Përgatitja: Qëroni karotat dhe pritini ne rrathë, lani patatet pa i qëruar dhe pritini në katër pjesë. Pastroni qepët dhe pritini në rrathë të vegjël. Vini mishin në një enë dhe shtoni 2-3 lugë miell përziejini mirë. Pritni pançetën në copa të vogla dhe skuqini në një tigan me pak vaj. Më pas shtoni mishin e qengjit dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë, bashkoni patatet, karotat, domatet e prera rregulloni me kripë dhe piper dhe shtoni me pas lëngun vegjetal. Mbuloni me kapak dhe vazhdoni gatimin me zjarrë te vogël për 30 minuta. Me pas shtoni dhe bizelet bashkë me qepët dhe vazhdoni përsëri gatimin për 20-25 minuta shtoni borzilokun e grirë dhe më pas shërbejeni të ngrohtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat