Si të gatuajmë kek gjerman

Receta gatimi

Si të gatuajmë kek gjerman

Më: 23 maj 2015 Në ora: 11:28

Keku gjerman wshtë një ëmbëlsire e lehtë për tu bërë për të gjithë amvisat të cilat duan të bëjnë diçka ndyshe për familjarët e tyre.

Nesë do ju duhet ta gatuani këtë recetë për 6 persona ju nevojiten; 2 kokrra vezë, 1 e gjysmë filxhan kafeje sheqer, 60 gram margarinë e shkrirë, 1 e gjysmë filxhan kafeje qumësht dhe kos të përzierë bashkë, 4 e gjysmë filxhan kafeje miell, 1 lugë çaji sodë buke.

Për të realizuar përgatitjen e kremit nevojitet ; 2 gota uji qumësht, 1 kokërr vezë, 2 lugë gjelle miell, 2 lugë gjelle sheqer, një lugë çaji gjalpë, vanilje, sheqer pluhur.

Për përgatitjen e kësaj recete në fillim në enë hidhni sheqerin me margarinën e shkrirë, qumështin dhe kosin, miellin dhe sodën e bukës, pra përbërësit e parë. Trazojini mirë me njëri – tjetrin që të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe homogjene.

Më pas lyeni një tepsi me gjalpë dhe shtroni aty masën e përgatitur. Brumin duhet ta krijoni pak të lëngshëm, nëse nuk është i tillë shtojini pak fare qumësht. Pasi ta shtroni në tavë, futeni në furrë të ngrohur më parë me 170 gradë dhe piqeni për 20 minuta. Mos e lini të skuqet shumë.

Para se të konbsumohet keku duhet të lihet të ftohet dhe sipas dëshirës sipër mund ti hidhni pluhur shëqeri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat