Qofte turke

Receta gatimi

Qofte turke

Më: 27 prill 2015 Në ora: 21:20

Përbërësit: 2.5 gota ujë bollgur i imët 1 gotë ujë miell irmiku 1 vezë 1 lugë gjelle salcë 200 gramë mish i grirë kripë piper të zi ujë

Për mbushjen: 500 gramë mish i grirë 2 qepë të thata 3 thelpinj hudhër 1 gotë uji arra të thërrmuara 125 gramë margarinë 1 tufë majdanoz erëza Përgatitja: Për përgatitjen e mbushjes: grijmë qepët dhe i skuqim në vaj bashkë me mishin e grirë. Shtojmë arrat, hurdhat, erëzat dhe i përziejmë. Pasi të skuqen, hedhim majdanozin dhe i përziejmë.

Për përgatitjen e brumit: bollgurin dhe irmikun i hedhim në një enë pak të thellë. Shtojmë pak ujë të vakët dhe i përziejmë. Shtojmë mishin e grirë, vezën, salcën, erëzat dhe i brumosim. Nëse nevojitet, gjatë brumosjes, mund të shtojmë përsëri ujë të vakët dhe pak miell. Njomim duart me ujë, marrim pjesë të vogla nga brumi dhe me duar, u japim formën e gotës. Pjesën e brendshme e mbushim me masën e përgatitur më parë. E mbyllim grykën e pjesës së jashtme duke e mbuluar plotësisht mbushjen. Pasi u japim formën e dëshiruar, i skuqim në vaj. Një mënyrë tjetër është zierja e qofteve. Në këtë rast, qoftet janë më të lehta, sepse nuk thithin shumë yndyrë, por duhet pasur kujdes që brumi të punohet mirë. Në të kundërt, gjatë zierjes, qoftet mund të hapen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat