Patate të mbushura

Receta gatimi

Patate të mbushura

Më: 30 mars 2015 Në ora: 00:57

Përbërësit:

6 patate mesatare - 100 gr shqeme e bajame të grira - 80 gr rrush i thatë - 4 lugë vaj ulliri - 1 qepë e grirë hollë - 2 thelpinj hudhër të grirë hollë - 3 domate - 1 lugëz kumin - 1 lugëz shafran - 2 speca djegës të prerë në feta të holla - 90 gr kos - 250 ml ujë - kripë sipas dëshirës

Përgatitja:

Piqini patatet në furrë derisa të zbuten. Pritini në dysh dhe gërmojini duke ua hequr tulin. Tulin shtypeni në një tas dhe shtoni fruta të thatë, rrush të thatë dhe speca djegës. Përziejini mirë dhe mbushini patatet me këtë gatesë. Nxehni vajin në një tigan të madh dhe fërgoni qepën e hudhrën derisa të bëhen transparente. Shtoni domatet, erëzat dhe vërini në zjarr të ulët derisa vaji të jetë mpiksur. Shtoni kos, ujë e kripë dhe piqini për 5 minuta. Shtoni edhe patatet dhe ziejini për 5 minuta. Shërbejini të nxehta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat