Si të pregatisim biftek në kripë të trashë

Receta gatimi

Si të pregatisim biftek në kripë të trashë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 20:56

Përbërësit:

4 biftek viçi
2 hudhëra
1 spec djegës
rreth 8-10 lugë vajë ulliri ekstra i virgjër
disa degë trumëz në munges rigon
disa gjethe majdanozë
disa degë rosmarine
disa gjethe dafine të freskëta
pak piper i zi
rreth 500 gr kripë të trashë
disa domate qershizë
rukola
uthull balsamike

Metoda e përgatitjes:

Në një tigane me fundë që nuk ngjitë ose te zgara e gizës shtoni kripën e trashë,të përzierë me rozmarinën dhe gjethet e dafinës dhe lëreni të nxehet mirë.Thani mirë nga bifteku ujin e tepërt dhe kur kripa të jetë gati vendosini sipër kripës së nxehtë.Lërini rreth 4 minuta ne çdo krahë.Shikoni dhe trashësin i biftekut tuaj.Duket me sy kur eshtë gati në momentin që nuk lëshonë më lëngje në sipërfaqen e tijë

Ndërkohë që biftekët piqen bëni një marinim me hurdhëra të shtypura,majdanozë dhe specin djegës të grirë imët,disa gjethe trumëze ose rigonë dhe vajin e ullirit.Shtoni dhe pak piper të zi të bluar në moment..Përzijeni mirë dhe kur bifteku të jete gati,shkundeni nga ndonjë kokrizë kripe që mundë ti jet ngjitur dhe vendosini te marinatura.Mbulojeni me letër alumini që të rrinë të ngrohtë ndërkohe që përgatisni pjatancën ku do i shërbeni.

Në pjatancë shtroni rukolën,domatet qershizë te prera në mesë dhe sipër vendosni biftekët.Shtoni dhe marinaturën e tyre sipër se bashku me pak uthull balsamike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat