Bukë e skuqur

Receta gatimi

Bukë e skuqur

Më: 6 mars 2015 Në ora: 23:55

Për 6 përsona nevojiten:

400 g miell ,
2 vezë ,
300 g djathë i bardhë i grirë ,
3 lugë djathë kaçkavall i grirë ,
1 filxhan vaj ulliri ,
pak piper.

Përgatitja:

Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
Servireni të ngrohtë.
Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat