Pije Boza

Receta gatimi

Pije Boza

Më: 6 mars 2015 Në ora: 23:48

Boza ka vetëm katër përbërës: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. 300grmiell misri i perzien me 300gr miell gruri. Ne 2l uje te valuar e perzien miellin ngadale duke e hedhur ne uje. E le te vloje 5 ore duke e perzier. E le te ftohet dhe pastaj i hedh pak maja birre dhe e le te rrije dhe 5 ore te tjera.

Pastaj i shton dhe 2,5l uje te ftohte, e perzien mire dhe e kullon ne site te imet. E le te rrije dhe 12 ore, pastaj nga lengu qe ngelet pas 12 oresh ne çdo 1l leng shton 100gr sheqer. Në Shqipëri, boza është prodhuar kryesisht në zonën veriore të vendit, në veçanti në zonën e Kukësit. Boza ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësi kryesor i saj është misri, kurse në Turqi, Bullgari, e Maqedoni mund të jetë gruri, elbi, meli dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 grade Celsius, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj. Boza nuk duhet të lihet të ngrihet pasi ngrirja sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat