Vezë më ndryshe

Receta gatimi

Vezë më ndryshe

Më: 6 mars 2015 Në ora: 00:55

Përbërësit:
8 vezë
600gr mish i bardhë i bluar
3 karota të grira në rende dhe të ndrydhura
2 thelpinj hudhër të grirë në rende
1 lugë djathë parmezan të grirë në rende
1 lugë vegetë, krip, piper
50gr thermia buke të grira
1 lugë miell, vaj për fërgim

Përgatitija:
6 copë vezë zihen dhe qërohen. Mishi përzihet mirë dhe i shtohen karotat e ndrydhura, hudhra e imtësuar, djathi, kripa, piperi dhe krejt kjo përzihet me një vezë të rrahur dhe i shtohet edhe një lugë miell.

Këtë masë e përziejmë mirë dhe e ndajmë në 6 pjesë. Me secilën pjesë do të mbështjellim nga një vezë të zier dhe do ta kalojmë nëpër miell, pastaj në një vezë të tundur, pastaj nëpër thermia buke dhe i fërgojmë në vaj të bollshëm derisa të skuqen.

Këtë ushqim mund ta servirim me mish të pjekur ose si paragjellë e ftohtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat