Torta “Sacher”

Receta gatimi

Torta “Sacher”

Më: 2 mars 2015 Në ora: 00:57

Përbërësit (për 6-8 persona)

150 gr çokollatë
90 gr gjalpë
5 vezë (ndajini të bardhat nga të verdhat)
100 gr miell
100 gr marmelatë

Për shtresën e sipërme:

15 gr gjalpë
125 gr çokollatë e shkrirë
6 lugë kafe
300 gr sheqer pluhur
1 lugë esencë vaniljeje

Përgatitja:

Shkrini fillimisht çokollatën. Hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet. Rrihni gjalpin me sheqer derisa të përftohet një masë kremoze. Shtoni gradualisht të verdhat e vezëve. Shtoni çokollatën e shkrirë të ftohur e ndërkohë mos e ndërprisni përzjerjen. Hidhni miell të situr. Rrihni të bardhat e vezëve dhe shtojani përzjerjes. Vendoseni masën në një tavë dhe piqeni në furrën e ngrohur më parë në temperaturë 160 gradë për rreth 1 orë.

Më pas lereni tortën të ftohet. Priteni horizontalisht dhe mbusheni me marmalatë. Për ta lyer të gjithën me çokollatë veproni në këtë mënyrë: Shkrini çokollatën, shtojini kafenë dhe përzjeini mirë. Hidhni sheqer pluhur dhe vaniljen. Vazhdoni përzjerjen dhe kur të keni përftuar një masë homogjene, hiqeni nga zjarri dhe lyeni sipërfaqen dhe anët e tortës. Sipër mund të shkruani dhe emrin e tortës si në figurë. Futeni në frigorifer dhe shërbeheni të ftohtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat