Rollat me perim

Receta gatimi

Rollat me perim

Më: 2 mars 2015 Në ora: 00:54

Përbërësit për 4 persona:

2 ose 3 karrota të mesme

2 presh

1 lugë miell

2 vezë

20 cl qumësht të kondensuar

qepë erëz

kripë dhe piper

50 g pançetë

Përgatitja:

Qërojmë dhe i presim me feta të holla karrotat dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri.

Në një tas përziejmë miellin, vezët, qepën erëz dhe qumështin e kondensuar. Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës.

Këtë masë e kalojmë në një enë (tepsi) të cekët ku më parë kemi hedhur miell ose bukë të thërrmuar. Shtojmë karrotat, preshtë dhe pançetën.

E pjekim në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë për rreth 20-25 minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat