Përbërësit
Mish: 70 gram
Qepë: 1 kokërr
Hudhër: 1 thelpi
Patate: 1 kokërr
Vezë: 2 kokrra
Bukë: 2 feta
Përgatitja
Në një tas të thellë hedhim mishin e grirë dhe më pas shtojmë qepën, hudhër, pataten, 2 vezët dhe 2 feta bukë të thekura dhe të thërmuara. Më pas shtojmë kripën, piperin, majdanoz, koper. Përzierja lihet në këtë mënyrë për 2 orë, në mënyrë që të njësohet shija e përbërësve me njëri – tjetrin. Më pas me masën e përftuar formojmë qoftet në formën e dëshiruar dhe i squqim me vaj ulliri.