Torte Per Persona Me Diabet

Receta gatimi

Torte Per Persona Me Diabet

Më: 29 janar 2015 Në ora: 07:23

Përbërësit:
260 gr miell 0
40 gr kakao e hidhur
50 gr fructan
1 luge kafeje me sodë buke
10 gr uthull e bardhë
200 gr ujë i ftohtë
1 bustinë me vanilje
30 gr vaj luledielli

Për ta dekoruar:
50 gr çokollate fondente
lajthia të pjekura ose stika

Përgatitja:
Në fillim do të ndezim furim me 180 °. Në një tas do të hedhim miellin, kakaon, fructanin dhe sodën e bukës. Do t’i përziejmë mirë me një shpatull ose lugë druri. Më pas me bishtin e një lugë do të bëjmë tre vrima njërën më të madhe për vajin, një më të vogël për uthullën dhe një të vogël fare për vaniljen.
Përgatiteni ujin dhe mbajeni afër. Do të hedhim tek çdo vrimë përbërësit dhe menjëherë do të hedhim ujin duke e përzier me shumë shpejtësi.
Do e hedhim brumin në një tavë me diametër 24 cm të lyer më parë me gjalpë dhe pak miell dhe do e pjekim në furrë për rreth 30 minuta. Mos harroni të bëni provën me kruajtësen e dhëmbëve për të parë nëse është pjekur sepse koha e pjekjes ndryshon nga një furrë tek tjetri.
Ndërkohë që torta piqet, shkrijmë çokollatën me pak gjalpë në një tenxhere me zjarr të ulët. Kur torta të jetë pjekur do i hedhim sipër çokollatën e shkrirë dhe e spërkasim sipër me lajthia.
Kjo recetë mund të përgatitet shumë mirë edhe për ato persona që nuk janë diabetikë duke zëvendësuar fructanin me 120 gr sheqer kaf dhe është tortë light meqenëse nuk përmban as gjalpë dhe as vezë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat