AAK e shqetësuar për mos mbajtjen e “Zambakut të Prizrenit” - Bota Sot
AAK e shqetësuar për mos mbajtjen e “Zambakut të Prizrenit”

Prizreni

E premte, 17 gusht 2018

AAK e shqetësuar për mos mbajtjen e “Zambakut të Prizrenit”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 14:19
“Zambaku i Prizrenit"

Dega e AAK-së, në Prizren është njoftuar nëpërmjet asamblistëve të saj se nuk do të mbahet sivjet “Zambaku i Prizrenit”.

Asamblistët e AAK-së kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve me kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal me pikë të vetme të rendit të ditës “Mos mbajtja e edicionit të 30 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku o Prizrenit”.

“Si AAK mendojmë se ndalimi i ‘Zambaku i Prizrenit’  është papërgjegjësi dhe paaftësi menaxhuese, prandaj me thirrjen e kësaj mbledhjeje kërkojmë përgjegjësi nga qeveria lokale”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

AAK, kërkon shkarkimin e drejtorit të Kulturës nga kryetari Mytaher Haskuka e nëse kjo nuk ndodh sipas AAK do të kërkohet edhe dorëheqja e kryetarit.

“Ai që e ndaloi traditën 30 vjeçare të festivalit me të cilin njihet e dallohet Prizreni duhet të jap përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e AAK-së dega në Prizren.

Kjo parti bën të ditur se kanë përkrahjen e asamblistëve të PDK-së ndërsa siç thuhet është paralajmëruar edhe mbështetja nga disa asamblistë të partive ë koalicionit të pozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test