Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se ka kërkuar shpjegime pas ankesave për ndërprerje të ujit.
Ai përmes një postimi në Facebook se ka thënë se rrjeti i ujësjellësit ishte më i vjetër së 70 vite dhe intervenimet me pjesët e reja nuk i janë përshtatur sistemit të vjetëruar.
Postimi i plotë:
Dje pas ankesave të shumta për ndërprerje të ujit kërkova shpjegime shtesë për punimet, sipas informatave, reduktimet e ujit kanë zgjatur më shumë ngase në pjesën ku po zhvillohen punimet, rrjeti i ujësjellësit ishte më i vjetër së 70 vite dhe intervenimet me pjesët e reja nuk i janë përshtatur sistemit të vjetëruar.
Derisa I kuptoj shqetësimet e sinqerta të qytetarëve, nuk mund të kuptoj disa eksponentë të pushtetit, ngase të kritikosh furnizimin me ujë është të kritikosh pushtetet e kaluara, pra vetëveten, ngase këto investime është dashur t'i kemi shumë më përpara.
Po cka me thanë, këta I kanë të ngatërruar prioritetet, në vend se me I mbrojtë objektet e trashëgimisë kulturore ato I kanë shkatërru. Vetëm në 10 vitet e fundit me ndihmën e tyre janë shkatërruar më shumë se 200 objekte të trashëgimisë, në anën tjetër shërbimet publike si ujin dhe kanalizmin i kanë lanë nga shekullit XIX, bile disa pjesë të kanalizmit në qytet datojnë nga parandoria Osmane.
Neve na mbetet puna e vështirë por do t’i rregullojmë të gjitha problemet e trashëguara. Shërbimet publike do të modernizohen, gjersa qytetin historik do të mbrojmë!