Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pranuar letrat kredenciale nga konsullja e Përgjithshme e Republikës së Turqisë në Kosovë, Eylem Altunya.
Në takim, konsullja Altunya ka folur për aktivitetet dhe synimet e Konsullatës së Përgjithshme. Në veçanti, është diskutuar për rëndësinë historike dhe kulturore të qytetit të Prizrenit.
Me këtë rast, ministri Pacolli ka ofruar gatishmërinë për mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Konsullatën e Përgjithshme turke në Prizren.