Të dielën, mbledhja e qeverisë së Kosovë mbahet në Lidhjen e Prizrenit - Bota Sot
Të dielën, mbledhja e qeverisë së Kosovë mbahet në Lidhjen e Prizrenit

Prizreni

E shtunë, 23 qershor 2018

Të dielën, mbledhja e qeverisë së Kosovë mbahet në Lidhjen e Prizrenit

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 10:32
Kompleksi i Lidhjes

E diela, 10 qershor 2018, shënon 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë ditë do të mbahen dhjetëra aktivitete. Ndër to, edhe mbledhja e qeverisë së Kosovës, në hapësirën e Kompleksit të Lidhjes.

I gjithë fokusi të dielën do të jetë në kryeqytetin historik të Kosovës, Prizrenin.

Herët, në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.

Pas kësaj, bëhet hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.

Në orën 10:00 është paraparë të mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes), në po këtë vend do të mbahet edhe Akademia Solemne.

Në ora 11:30 do të jetë një konferencë për media në Hotel Theranda e në mesditë organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes.

Në orën 13:00 do të ketë konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes, nga tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, e në orën 15:00 hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë në Hamamin e qytetit.

Në mbrëmje mbahet Koncerti i Ansamblit Kombëtar Shota.

Kjo është vetëm agjenda fillestare. Gjasat janë që ajo të ndryshojë, qoftë më shtimin e  ngjarjeve apo me ndryshimin e orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test