Gjendet i vdekur i zhdukuri në Prizren - Bota Sot
Gjendet i vdekur i zhdukuri në Prizren

Prizreni

E martë, 19 qershor 2018

Gjendet i vdekur i zhdukuri në Prizren

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Një person nga Prizreni që konsiderohej i zhdukur nga 12 maji, është gjetur pa shenja jete.

Burime të Kallxo bëjnë të ditur se trupi i personit të zhdukur në Prizren, i cili dyshohet të ketë pasur problem me harresë, është gjetur në mëngjesin e sotëm.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Dje policia u kërkoi ndihmë qytetarëve nëse e dinë vendndodhjen e Marjan Ghugjës, personit të lindur në vitin 1948 në Prizren që konsiderohej i zhdukur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test